Author: Admin
Skuadra e Petrolul shënoi një fitore të madhe ndaj Otelul (2:1) në ndeshjen e raundit të tetë në fazën e mbijetesës në Ligën e Rumanisë. Golin e fitores për ekipin vendas e shënoi sulmuesi kosovar, Albin Berisha, shkruan LIG Sport Berisha shënoi një gol nga zona e 16-metërshit për t’ia dhënë tri pikë të vlefshme skuadrës së tij. Ky ishte goli i tretë ish-sulmuesit të Ballkanit në Ligën e Rumanisë me fanellën e Petrolul në 13 ndeshje. Kujtojmë që gjatë muajit shkurt të këtij viti, Berisha u transferua në ekipin rumun nga Ballkanit për 230 mijë euro. https://youtu.be/ljY5AEhi2ag
Skuadra e Llapit është duke barazuar 2:2 ndaj Feronikelit 74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës. Një supergol u realizua në këtë takim dhe ishte realizator Muhamet Hyseni, shkruan LIG Sport Hyseni shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 22’të. Me një goditje tejet të fortë si në stilin e Roberto Carlosit, sulmuesi kosovar mposhti portierin dhe padyshim ishte një nga më të mirët e këtij sezoni në Superligë.
Vinicius me gjest të mrekullueshëm, takon tifozin me aftësi të veçanta pas ndeshjes së Real Madridit
Skuadra e Real Madridit ka fituar dje ndaj Cadiz me rezultatin 3-0 dhe pak më vonë u shpall kampion i La Ligas, pasi Girona mposhti Barcelonën. Real Madrid festoi titullin e 36’të të La Ligas, një arritje e jashtëzakonshme për klubin mbretëror, përcjell LIG Sport. Siç duket, Vinicius pas ndeshjes takoi një nga fansat e tij më të zjarrtë. Ai takoi fansin e tij i cili është me aftësi të veçanta dhe natyrisht ia dha një moment atij dhe familjen që s’do ta harrojnë kurrë. Ja pamjet: https://twitter.com/quillobarrios/status/1787087787168014353
Lionel Messi dha një paraqitje të shkëlqyer për Inter Miami, duke shënuar një natë historike në Major League Soccer (MLS) teksa udhëhoqi ekipin e tij drejt një fitoreje 6-2 kundër New York Red Bulls. Me Messin në qendër të vëmendjes ishte bashkëlojtari i tij Luis Suarez, i cili shënoi tre gola, ndërsa Matías Rojas kontribuoi me dy gola, duke ndihmuar në rikthimin e jashtëzakonshëm të Inter Miamit nga një humbje 1-0 në pjesën e parë. Me Messin dhe Suarezin në krye të sulmit, Inter Miami ruan pozicionin e tyre në Konferencës Lindore, me të dy lojtarët që mburren me 10…
Skuadra e Al Nassr ka shënuar dy gola ndaj Al Wehda në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite. Dy gola në këtë takim i shënoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo, shkruan LIG Sport https://twitter.com/totalcristiano/status/1786819467961393474 Fillimisht Ronaldo shënoi në minutën e pestë, më pas golin e dytë e realizoi në minutën e 13’të pas një asisti nga Brozovic. Kujtojmë që me këto dy gola, Ronaldo shkon në 31 shënime gjatë këtij sezoni me fanellën e Al Nassr në ligë. https://twitter.com/totalcristiano/status/1786821408418361704
Skuadra e Trabzonsporit është duke humbur 3:1 ndaj Samsunsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Superligën e Turqisë. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi mesfushori shqiptar i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, shkruan LIG Sport Bardhi shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 32’të. Lojtari shqiptar shënoi nga gjuajtja e lirë nga një pozitë tejet e vështirë. Ky ishte goli i shtatë në kampionat këtë edicion me fanellën e Trabzonit, kurse Bardhi ka bërë edhe katër asiste. https://twitter.com/61post/status/1786797775201370329
Skuadra e Borussia Dortmund është duke fituar 4:1 ndaj Augsburgut në ndeshjen e javës së 32-të në Bundesliga. Golin e katërt në këtë takim për BVB e shënoi sulmuesi gjerman, Marco Reus në minutën e 34’të, shkruan LIG Sport Reus shënoi një nga golat e fundit me fanellën e Borussia Dortmundit, pasi dje njoftoi largimin nga kjo skuadër pas 12 vjetëve. Kujtojmë që ky ishte goli i pestë i 34 vjeçarit në Bundesliga këtë sezon. Ai poashtu ka bërë edhe pesë asiste. MARCO REUS RESTORES THE THREE GOAL CUSHION WITH A LOVELY FINISH!!! KJELL WÄTJEN 🇩🇪(2006) WITH A GREAT BALL…
Skuadra e Arsenalit është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Premier League. Golin e vetëm në 45 minutat e para e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Bukayo Saka nga pika e bardhë penalltisë, shkruan LIG Sport Kai Havertz fitoi një penallti në minutat e fundit, por që po cilësohet si e dyshimt nga të gjithë tifozët e futbollit. Portieri i Bournemouthit, Travers duket se bën një ndërhyrje të pastër në top – madje ia preku topin sulmuesit gjerman i cili më pas u rrëzua pa kontakt në zonën e 16-metërshit.…
Skuadra e Roda JC shënoi një fitore të madhe mbrëmë ndaj Cambuur me rezultatin 2:0 në divizionin e dytë të futbollit holandez. Por kjo ndeshje po cilësohet si e kurdisur, pasi gjyqtari kryesor kishte një mundësi të bënte një penallti për ekipin mysafir por s’e akordoi, shkruan LIG Sport Mbrojtësi i Rodas shihet qartë që gjatë një aksioni të ekipit mysafir ia largoi topin me dorë në zonën e 16-metërshit. Gjyqtari kishte pamje të qartë por nuk vendosi për 11-metërsh. Roda ndeshjen e fundit do e luaj ndaj Groningen dhe kush fiton siguron ngritjen në Eredivisie në Holandë. 🫣 De…
Menaxheri i Marash Kumbullës ka dhënë një deklaratë të shkurtër për “Corriere dello Sport”, ku ka saktësuar opinionin sportiv mbi një intervistë të kohëve të fundit në lidhje me lojtarin shqiptar. Giani Vitali ka saktësuar se Lukas Karminata, i cili pretendon të jetë një ndërmjetës i Kumbullës, nuk është një njohje e tij apo e vetë mbrojtësit shqiptar. Vitali ka deklaruar se 24-vjeçari do të kthehet sërish në Romë pasi të ketë zhvilluar Kampionatin Europian me Kombëtaren kuqezi. “Lexoj në faqe të ndryshme një intervistë të dhënë nga Lukas Karminata në lidhje me situatën e Marash Kumbullës. Ai u raportua…