Author: Admin
Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore mbrëmë në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Romës në UEFA Europa League me rezultatin 2:0. Granit Xhaka bëri një paraqitje fantastike mbrëmë, kurse pas ndeshjes tha se skuadra e tij mund të shënonte më shumë gola sesa dy, shkruan LIG Sport “Rezultat i mirë, nuk pranuam gol – por mund të shënonim dy ose tri gola më shumë”, tha fillimisht Xhaka “Është normale të luajmë mençur qysh nga fillimi, pasi ne ishim mysafir. Roma tentoi ta mbante topin, kurse ne jemi të mirë edhe kur nuk e mbizotrojmë topin” “Jemi 47…
Bayer Leverkuseni fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 0-2 në “Olimpiko” të Romës. Andrich shënoi golin e dytë në minutën e 73-të, pas një goditjeje mbresëlënëse nga jashtë zone. Por festa e Leverkusenit zgjati pak pasi një sherr në fushën e lojës përfshiu lojtarët. Filliisht ishte Granit Xhaka që u konfliktua me Leonardo Spinazzola, më pas pranë tyre u grumbulluan edhe lojtarët e tjerë. Gjithsesi, ishte e vështirë për futbollistët e kampionëve të sapo shpallur të Bundesligës që të kontrollonin Xhakën. Ky i fundit vijoi të kacafytej me kundërshtarët. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi me karton të verdhë si…
Skuadra e Leverkusenit ka shënuar golin e dytë ndaj Romës. Golin e dytë në këtë ndeshje e ka shënuar Andrich. Andrich realizoi eurogol pas 73 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-2. Ja goli https://twitter.com/totalcristiano/status/1786132128566022277
Skuadra e Leverkusenit ka kaluar në avantazh ndaj Romës në ndeshjen gjysmëfinale të Europa League. Golin e parë në këtë duerl e shënoi Florian Wirtz, pas një gabimi të Karsdorp, shkruan LIG Sport Lojtari i momentit në Europë realizoi gol pas gjysmë ore lojë – për të kaluar gjermanët në avantazh. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli https://twitter.com/tekkersfoot/status/1786116381760467217
Elbasan Rashani dhe Aro Muric janë futur në formacionin më të mirë të muajit në top-ligat e Europës sipas “SofaScore”. Rashani shënoi dy gola në ndeshjen e fundit me Clermont dhe mori notën 8.13 sipas faqes së njohur të statistikave, shkruan LIG Sport Në anën tjetër, portieri Aro Muric bëri një paraqitje fantastike me fanellën e Burnleyt kundër Manchester Unitedit në barazimin 2:2. Muric u vlerësua sipas “Sofa Score” me notën 7.68. Në këtë formacion janë edhe lojtarët tjerë, si: Cole Palmer, Openda, Bruno Fernandes, Kevin De Bruyne, Hakan Calhanoglu, Sergio Ramos, Robertson, Martinez Auarta dhe Achraf Hakimi.
Skuadra e Real Madridit barazoi 2:2 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Pas ndeshjes, Luka Modric takoi disa tifozë kroatë që i kishte afër stolit ku po qëndronte skuadra e tij, shkruan LIG Sport Ai nuk pritoi t’ia nënshkruante fanellat që tifozët ia dorëzonin mesfushorit të Kombëtares së Kroacisë. Madje ai zhveshi edhe fanellën e brendshme për t’ia dhuruar një tifozi – i cili u rikthye në Kroaci i lumtur. Kujtojmë që ndeshja kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Munich do të zhvillohet javën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”. https://twitter.com/EleModric/status/1786001712538386898
Edon Zhegrova është nominuar për çmimin “lojtari i sezonit” në Ligue 1. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është duke “luftuar” kokë me kokë me lojtarët si: Aubameyang, Dembele, Lees-Melou dhe Kylian Mbappe, shkruan LIG Sport Zhegrova është duke kryesuar me vota – me 33 për qind, dy më pak ka Lees-Melou (31%). Kujtojmë që këtë sezon ylli kosovar ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste në Ligue 1 me fanellën e Lille. Në linkun më poshtë mund të votoni edhe ju: https://www.tropheesunfp.com/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR0xa3w2g4AuPGmm8gQx_f5Rcq3lrG394smQXj53cVazaoQZe12Qbm1jbDQ_aem_AUQPoiyhliIPDCW7Fnfb0x2W0EaF5yZvQPyJNAwjv7IAgZU6M6Zp28cQESmVB9wDxhT-pnkPCHSZb5i9OumT8E_m
Sonte zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale në UEFA Europa League dhe vëmendja më e madhe është në Itali, ku Roma pret Bayer Leverkusenin. Granit Xhaka dhe skuadra e tij gjermane synon të vazhdoj rekordin pa humbje gjatë këtij sezoni, shkruan LIG Sport Në fakt, ishte pikërisht Roma ajo që ia shkaktoi humbjen e fundit në garat e UEFA-s ekipit gjerman gjatë majit të vitit të kaluar – në “Stadio Olimpic” me rezultatin minimal 1:0. Por ky sezon për Leverkusenin është krejt ndryshe. Ata duan ta mbyllin edicionin 2023/24 pa humbje në të gjitha garat dhe të shpallet kampion edhe…
Skuadra e Borussia Dortmund ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain me rezultatin minimal 1:0, e vlefshme për UEFA Champions League. Vetëm një gol u shënua në këtë ndeshje të zhvilluar në “Iduna Park” në Gjermani. Golin e vetëm e shënoi sulmuesi gjerman, Nicolas Fullkrug në minutën e 36’të, shkruan LIG Sport Kësaj fitoreje i është gëzuar pikërisht Dortmundi dhe skuadra tjera nga Bundesliga – pasi në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve do të jenë pjesëmarrëse pesë ekipe gjermane. Kujtojmë që skuadrat që tashmë e kanë siguruar kualifikimin për në Ligën e…
Skaudra e Borussia Dortmund ka shënuar golin e epërsisë ndaj Paris Saint-Germian në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar sulmuesi Fullkrug, shkruan LIG Sport Fullkrug shënoi një gol tejet të bukur pas një asisti fantastik nga mbrojtësi Schlotterbeck. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli https://twitter.com/FootColic/status/1785755628687802733