Author: Admin

Loredana Zefi si duket do ta përcjellë nga afër ndeshjen midis Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germain për të bërë tifo për të dashurin e saj, Karim Adeyemi. Kështu së paku është bërë e ditur përmes disa postimeve që ka bërë ajo në Instagram, dhe në njërin prej tyre ajo publikoi fotografi të stadiumit. Në kuadër të kësaj fotografie ajo vendosi edhe dy emoji në formë të zemrës, atë me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, njëherë ngjyrat simbolizuese të ekipit Dortmund. Reperja shqiptare si duket do ta përcjell ndeshjen nga tribunat e stadiumit gjerman për të bërë tifo për sulmuesin…

Read More

Roma ditën e nesërme do të presë në shtëpi skuadrën e Bayer Leverkusen, sfidë kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Europa League dhe do të startojë në orën 21:00. Një ndeshje ku italianët vendosen përballë kampionëve të Bundesligës, ndërsa do të tentojnë fitoren. Në lidhje me këtë përballje ka folur në konferencën për shtyp Daniele De Rossi. Timonieri i verdhekuqve ka theksuar se pavarësisht se gjermanët janë të pamposhtur në këtë sezon sërish ata do të tentojnë fatin e tyre. Ndër të tjera nënvizoi se Xavi Alonso është një nga trajnerët më të mirë në botë. “A i…

Read More

Skuadra e Bayern Munich dhe ajo e Real Madridit mbrëmë zhvilluan gjysmëfinalen e parë në UEFA Champions League e cila u mbyll 2:2. Minuta në këtë super ndeshje pati edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kanadasë, Alphonso Davies, shkruan LIG Sport 23-vjeçari ishte duke u përgatitur shpejt të futej në lojë për ta zëvendësuar Leroy Sanen dhe gjatë rrugës bëri një gabim. Ai mori fanellën e bashkëlojtarit të tij, Aleksander Pavlovic – por ishte reagimi i shpejt i stafit që nuk lejoi lojtarin të bëhej “horë” para shumë tifozëve.

Read More

Skuadra e Bayern Munich dhe ajo e Real Madridit mbrëmë zhvilluan gjysmëfinalen e parë në UEFA Champions League e cila u mbyll 2:2. Harry Kane ishte futbollisti që realizoi një gol në këtë ndeshje nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan LIG Sport Para se ta godiste 11-të metërshin, ish-sulmuesit të Tottenham i afrohet mesfushori anglez, Jude Bellingham. Ai i flet tek veshi lojtarit “bavarez”. Harry Kane pas ndeshjes tregoi se çfarë i tha bashkëkombasi i tij. ”Të them të drejtën nuk e di çfarë thotë. Unë isha shumë i fokusuar, por e vërejta që ai u afrua dhe thoshte…

Read More

Ka përfunduar pa fitues gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madridit. Bayern Munich ka luajtur baras ndaj Real Madridit me rezultatin 2:2 në ndeshjen e parë që u zhvillua sonte në “Allianz Arena”. Pas ndeshjes, teksa Muller po jepte intervistë për media, ndodhi diçka interesante mes tij dhe mesfushorit të Real Madridit, Tchouameni, përcjell LIG Sport. Tchouameni ia ndërpreu intervistën sulmuesit gjerman, teksa të dy filluan të buzëqeshnin pastaj. “Tchouameni po dëgjon! Ai po dëgjon taktikat për ndeshjen e ardhshme”, tha Muller me ironi. Ja momenti: https://twitter.com/theMadridZone/status/1785417681002242456

Read More

Skuadra e Bayern Munich ka fituar penallti ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane mori përsipër ekzekutimin e penalltisë – me ç’rast edhe realizoi gol, shkruan LIG Sport Kane realizoi pas 57 minutave lojë, për ta përmbysur rezultatin. Rezultati momental i takimit është 2-1. Ja goli https://twitter.com/FootballReprt/status/1785402646934827034

Read More

Skuadra e Bayern Munich ka barazuar rezultatin ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League. Golin e barazimit në këtë duel e ka shënuar sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, Leroy Sane, shkruan LIG Sport Sane realizoi gol të bukur pas 53 minutave lojë, për të barazuar gjithçka. Rezultati momental i takimit është 1-1. Ja goli https://twitter.com/FootColic/status/1785401536744398852

Read More

Teksa po luhet supersfida e raundit gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve Bayern Munich-Real Madrid, kamera e stadiumit ka kapur një moment tepër të veçantë. Në mesin e sfidës, del në sfond një vajzë e veshur me një bluzë të kuqe, me shqiponjën e flamurit në mes, pra duke simbolizuar kombin e saj, Shqipërisë. Përveç asaj është edhe një moment duke bërë shqiponjën me duar, gjithashtu në krah të saj është edhe flamuri i Shqipërisë. Kujtojmë se rezultati i takimit është 0-1, me golin e shënuar nga Viniciusit. Ja pamjet e bukurosheve shqiptare:

Read More