Author: Admin
Armando Sadiku ishte padyshim një nga pikat kyçe në fitoren që ekipi i tij, Mohun Bagan arriti në transfertë përballë Kerala Blasters. Ndeshja e vlefshme për kampionatin indian të futbollit, përfundoi me fitoren 3-4 të Mohun Bagan. Sadiku ishte pikërisht autor i dy golave për të tijët. Në fillim ishte shqiptari ai që hapi serinë e golave në minutën e katërt të sfidës, teksa për të dytin mendoj në minutën e 60’. Një ndeshje mjaft e mirë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili pas përfundimit të sfidës u vlerësua me notën 8.5, e cila ishte më e larta. Kujtojmë…
Skuadra e Interit sonte luan ndeshjen e rëndësishme në UEFA Champions League ndaj Atletico Madrid, e vlefshme për kualifikim tutje në raundin çerekfinal. Në konferencë për media, Simone Inzaghi foli edhe për muajin e shenjtë, Ramazani, shkruan LIG Sport Ai tregoi se ku është duke agjëruar prej lojtarëve të tij para ndeshjes me Atletico Madrid. “As Thurami, e as Hakan Calhanoglu. Vetëm një lojtar i Primavera-s, Sarr është duke agjëruar”, u shpreh Inzaghi Kujtojmë që Interi ka fituar ndeshjen e parë në “Guiseppe Meaza” me rezultatin minimal 1:0, kurse sonte pritet të jetë spektakël në “Wanda Metropolitano”. https://twitter.com/nerazzurriSoci_/status/1767622083175985397
Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e tretë ndaj Napolit në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në UEFA Champions Leagua, raundi çerekfinal. Golin për 3:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, shkruan LIG Sport Lewa shënoi një gol të bukur në minuntën e 83’të për ta çuar në shtëpi ekipin italian. Kujtojmë që golin e vetëm për Napolin e ka shënuar mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani. https://twitter.com/FootballReprt/status/1767668309057589639
Skuadra e Napolit ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Barcelonës e vlefshme për kualifikim në çerekfinale të UEFA Champions League. Golin për 2:1 e shënoi kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani në minutën e 29’të, shkruan LIG Sport Rrahmani shënoi një gol tejet të bukur për ta ngushtuar epërsinë e klubit vendas. Kujtojmë që golat për Barcelonën i shënuan: Fermin Lopez dhe Joao Cancelo. https://twitter.com/FootballReprt/status/1767649760989552995
Skuadra e Barcelonës ka shënuar dy gola të shpejt në ndeshjen ndaj Napolit e vlefshme për kualifikim në çerekfinale të UEFA Champions League. Golin për 1-0 e shënoi futbollisti Fermin Lopez në minutën e 15’të pas një asisti fantastik nga Raphinha, shkruan LIG Sport Kurse golin e dytë pas dy minutave nga shënimi i parë e realizoi mbrojtësi Joao Cancelo. Kujtojmë që ndeshja e parës mes Barcelonës dhe Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona” ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 1 me 1. 2-0 Cancelo !!! pic.twitter.com/emjYq7YVqS — French FCB (@FrenchFCB) March 12, 2024 GOAL FERMIN LOPEZ pic.twitter.com/L9tbrKBoYK — arsalan.…
Ish-missi e njohur dhe figura e dashur e ekranit, Arbnora Ademaj, ishte e ftuara e radhës në platformën e njohur të bisedave “Shok Podcast”. Gjatë intervistës së saj, Arbnora i ka rrëfyer moderatorit Fisnik Juniku dhe dëgjuesve të shumtë detaje interesante që kanë të bëjnë me jetën e saj personale dhe rrugëtimin profesional. E njohur për bukurinë e saj dhe prezencën skenike, Arbnora ka filluar bisedën me një kompliment për Junikun, duke e quajtur atë elegant dhe vështirë të rivalizohet me pamjen e tij. View this post on Instagram A post shared by Arbnora Ademaj (@arbnora_ademaj) Por, kur…
Boksieri i talentuar Leo Xhangoli triumfoi në turneun “Open Ballkan”, zhvilluar këtë fundjavë në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Në këtë kompeticion ku morën pjesë boksierët më të mirë të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, spikati edhe Leo Xhangoli, i cili ishte ndeshja kryesore e eventit. 17-vjeçari durrsak që përfaqëson klubin Teuta dhe garon në peshën 80 kg, mundi me pikë boksierin serb Vukajlović Vuk-Kruševac pas një ndeshje tepër emocionuese. Leo Xhangoli ishte superior përballë kundërshtarit serb, ndërsa e hodhi ‘knock-down’ në raundin e tretë. Në përfundim të tre raundeve, Xhangoli fitoi me pikë 30-27.…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj ka takuar së fundmi legjendën e futbollit Zlatan Ibrahimoviç. Fotoja mes tyre është bërë publike në rrjetet sociale, me ish-lojtarin e Milanit që i dha fund futbollit vitin e kaluar dhe tashmë ka kohë për t’u takuar me njerëz, shkruan LIG Sport Diva e muzikës shqiptare me ish-futbollistin suedez janë takuar në Milano, teksa mbetet ende mister “besimi” futbollistik i Sonit e cila shquhet edhe për dashurinë e saj për palestrën siç e demonstron me fizikun për t’u pasur zili. View this post on Instagram A post shared by SONI MALAJ 🦂…
Skuadra e Rapid Bucurestit mposhti Steauan e Bucurestit gjatë vikendit të kaluar me rezultatin 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në futbollin rumun. Futbollistët kosovarë, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi ishin vendimtarët në këtë takim duke shënuar gola dhe duke bërë asiste, shkruan LIG Sport Dyshja “Dardane” janë futur në formacionin e javës në futbollin rumun, me Albion Rrahmanin që shënoi dy gola dhe beri një asist dhe me Ermal Krasniqin që shënoi një gol dhe bëri një asist. Rrahmani u vlerësua me notën 9.0, kurse bashkëlojtari i tij, Ermal Krasniqi me notën 8.3.
Lojtarët shqiptarë çdo javë po shkëlqejnë në kampionatin turk. Performancat e tyre kanë bërë që të jenë vendimtar për skuadrat ku luajnë, duke shënuar gola dhe dhuruar asiste. Në javën që kaloi Sokol Cikalleshi ia doli të shënonte dopietë për skuadrën e tij, Konyaspor në sfidën ndaj Adana Demirspor. Kjo përballje do të përfundonte 2-2 dhe sulmuesi kavajas do t’i jepte ekipit të tij 1 pikë. Paraqitja e 33-vjeçari është vlerësuar me notën 8.3, ndërsa është zgjedhur nga “Sofascore” në formacionin e javës në superligën turke. Kujtojmë se në këtë sezon ka arritur të shënojë 11 gola dhe të dhurojë…