Author: Admin

Kombëtarja e Nigerisë është e gatshme për ndeshjet e AFCON-it, që nisin nga ky vikend. ictor Osimhen, Ahmed Musa, Samuel Chukwueze dhe Sadiq Umar u paraqiten në aeroport me një stil të veçantë të veshjeve, shkruan LIG Sport Sulmuesi i Napolit me bashkëlojtarët e tij u paraqiten në aeroport me një veshje speciale, para ndeshjeve të AFCON-it. Më datën 14 janar (e dielë) Nigeria do të luaj ndaj Kombëtares së Equatorial Guinea. Kjo ndeshje nis nga ora 15:00. https://twitter.com/FajSports/status/1745030385195466973

Read More

Chelsea nuk është askund pa Armando Brojën. Londinezët e kanë mbyllur në disavantazh 1 me 0 pjesën e parë kundër Middlesbrough. Ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalet e Carabao Cup. Broja pritet të marrë minuta në pjesën e dytë, ndërsa fillimi nga stoli për sulmuesin shqiptar shihet si zgjedhje taktike nga trajneri Pochettino. Rast me portën bosh i humbur nga Palmer për Chelsean. https://twitter.com/CFCDatro/status/1744824024872464839

Read More

Dinamo Zagrebi ka konfirmuar se tashmë Arbër Hoxha është lojtari i tyre më i ri. Sulmuesi kosovar ende nuk është prezantuar zyrtarisht me fanellën e klubit kroat, por këta të fundit tashmë kanë dhënë indikacione të qarta. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tyre sociale, Dinamo Zagrebi ka njoftuar se Hoxha do të jetë pjesë e tyre. Në video shihet dora e lojtarit kosovar duke e vendosur flamurin e Kosovës në ambientet e klubit kroat, ndërsa për pak çaste pritet edhe prezantimi i tij. Raportohet se Slvaen Belupo ka kërkuar dy milionë euro për ta lënë Arbërin të…

Read More

Skuadra e Besiktasit ka kaluar në avantazh ndaj Rizesporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligë. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar sulmuesi kosovar, Milot Rashica, përcjell LIG Sport. Rashica realizoi golin e parë në këtë duel pas vetëm 4 minutave lojë, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës kundërshtare. Rezultati momental i duelit është 0-1. Ja goli https://twitter.com/FootColic/status/1744767303357521989

Read More

Vedat Muriqi është rikthyer sot në stërvitje me ekipin e Mallorcas, më herët se sa që pritej. Sulmuesi kosovar ende nuk është në 100% e tij, mirëpo sot ka filluar stërvitjet me klubin spanjoll, shkruan LIG Sport. Kjo e ka gëzuar shumë ekipin spanjoll, pasi tani mund të fillojnë të llogarisin sado pak në futbollistin e tyre më të mirë. Përveç stafit, janë gëzuar edhe tifozët, që e prisnin për autografe. Ja pamjet: https://twitter.com/RCD_Mallorca/status/1744663523140022642

Read More

Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, është zgjedhur lojtar i muaj tek Lille. Zhegrova u votua më së shumti nga tifozët e klubit francez pas paraqitjeve që i pati në muajin dhjetor. Ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar tifozët që e votuan dhe që po i japin motiv dhe që po e shtyjnë përpara. “I falënderoj krejt tifozët që më votuan për lojtarin e muajit”, shkroi Zhegrova në Instastory. 24-vjeçari, këtë edicion i ka realizuar gjashtë gola dhe i ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat në këtë edicion.

Read More

Futbollistët, Albion Rrahmani, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi mezi po e presin të luajnë së bashku me ekipin e Rapid Bucurestit. Hasani dhe Krasniqi janë dy blerjet e reja të ekipit rumun gjatë këtij afati kalimtar të janarit, kurse Rrahmani është pjesë e Rapidit nga viti i kaluar, shkruan LIG Sport Kjo treshe s’po ndahen asnjëherë dhe gjithmonë po i ndihmojnë njëri-tjetrit edhe në stërvitje. Madje në videon e fundit, Rrahmani shihet duke e mësuar Hasanin për mënyren e stërvitjeve te ekipi i ri. Kujtojmë që Rapidi luan sonte një miqësore ndaj Sabah Baku.

Read More

Babai i Kristjan Shpendit, Liman Shpendi u bë protagonist i një episodi aspak të hijshëm në Itali. Babai i sulmuesit shqiptar menjëherë pas ndeshjes mes Cesenas dhe Olbias në Serienë B ka goditur me grusht portierin e skuadrës kundërshtare. Limani godet Filippo Rinaldi, me këtë të fundit që gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë Shpendin. Në nerva e sipër babai i sulmuesit shqiptar e goditi, por më pas menjëherë kërkoi falje. Gjithsesi nuk i shpëton dënimit në Itali. Drejtësia italiane ka vendosur përjashtimin për 3 vite nga të gjitha stadiumet sportive të babait të Shpendit. Tashmë Limani nuk do të ketë…

Read More

Marash Kumbulla prej muajsh është larg fushave të blerta, me mbrojtësin e kombëtares që për shkak të një dëmtimi nuk ka mundur të japë kontributin e tij në pjesën e parë të sezonit. Shqiptari pritej që nga java në javë të rikthehej në fushë, por diçka e tillë është shtyrë sërish. 23-vjeçari prej më shumë se një muaji stërvitet me skuadrën, por sipas “Il Tempo” rikthimi i tij në fushë është shtyrë për shkak të një ngurtësimi të aduktorit që po ngadalëson fazën e rikuperimit të lojtarit. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi ka vetëm një dëmtim të lehtë.…

Read More