Author: Admin
Skuadra e Bayer Leverkusenit është duke fituar 0:3 ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e javës së 24-të në Bundesliga. Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Tella në minutën e 26’të, shkruan LIG Sport Tella shënoi gol të bukur pas një asisti nga Granit Xhaka. Ky ishte asisti i shtatë i mesfushorit shqiptar këtë sezon në Bundesliga. Golat tjerë për ekipin e Xabi Alonsos i shënuan: Mukiele dhe Schick. 🚨🇩🇪 GOAL | Frankfurt 0-1 Bayer Leverkusen | Nathan Tella NATHAN TELLA OPENS THE SCORING FOR BAYER LEVERKUSEN!pic.twitter.com/NFEYpHhqLK — Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 1, 2025
Skuadra e Rangers mbrëmë shënoi fitore të thellë 2:4 ndaj Kilmanrock në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Premiershipin e Skocisë. Gol në këtë takim shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, shkruan LIG Sport Bajrami shënoi golin e fundit në këtë takim në minutën e 84’të për shifrat 2:4. Ky ishte goli i dytë i mesfushorit “kuqezi” në kampionat me fanellën e Rangersit. Ai s’kishte shënuar që një kohë të gjatë. Madje hera e fundit ishte në dhjetor ndaj Celticut. I mean that is a shocking finish😅 We’ll take it though🇦🇱 pic.twitter.com/oXFw3CoRtm — Albanian football🇦🇱…
Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Sporting Kansas City, e vlefshme për 1/16 e finales në CONCACAF Champions Cup. Gol në këtë takim shënoi Lionel Messi, shkruan LIG Sport Messi shënoi golin e parë në këtë sfidë në minutën e 19’të, pas një asisti nga Luis Suarez. Dy golat tjerë për ekipin e Inter Miamit i shënuan: Luis Suarez dhe Allende. Inter Miami në raundin tjetër do të luaj ndaj Cavalier. Lionel Andrés Messi. All the angles of Messi’s incredible goal 🔥🔥🔥 pic.twitter.com/CqbVCdy2an — FOX Soccer (@FOXSoccer) February 26, 2025
Skuadra e Cluj është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Petrolulit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në elitën e futbollit rumun. Golin për 1:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, shkruan LIG Sport Korenica shënoi në minutën e 48’të për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij. Ky ishte goli i gjashtë i 28-vjeçari këtë sezon në ligë me Clujin, ka bërë plus katër asiste.
Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Sporting Kansas City në Champions Cup në 1/16 e finales. Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi ylli argjentinas, Lionel Messi, shkruan LIG Sport Messi shënoi një gol të bukur në minutën e 56’të pas një asisti nga bashkëlojtari i tij, Busquets. Me këtë fitore, Inter Miami i afrohet kualifikimit tutje, por duhet të luaj edhe ndeshjen e kthimit dhe nëse kalon tutje, do luaj ndaj ekipit të Cavalier. MESSI WITH AN OUTRAGEOUS TOUCH AND WEAK FOOT FINISH TO PUT INTER MIAMI AHEAD IN THE FIRST LEG 😳 (via…
Skuadra e Atalantas u eliminua befasisht nga UEFA Champions League, pasi në shtëpi u mposht nga Club Brugge. Kapiteni i ekipit italian, Rafael Toloi u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit, shkruan LIG Sport 34-vjeçari u bë tejet nervoz me lojtarin kundërshtar, De Cuyper. Ai tentoi fillimisht ta godiste me top, por rrëshiti në veprim. Pastaj u ngritë në këmb dhe shkoi e goditi me trup, duke e rrëzuar kundërshtarin dhe vetën. Ky veprim çuditi të gjithë, dhe aspak gjyqtarin e ndeshjes i cili e nxorri kartonin e kuq. pic.twitter.com/liruPADtX3 — Epic Red Cards (@epicredcards) February 18,…
Skuadra e Santosit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Agua Santa në javën e 10-të në futbollin brazilian. Paraqitje pozitive dha sulmuesi Neymar Jr, i cili shënoi edhe golin e parë pas rikthimit te Santosi, shkruan LIG Sport Neymar realizoi nga penalltia të cilën e fitoi vet pas një super driblimi në zonë. Përveç golit, ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së bëri edhe një asist për Guilherme. Qui a dit que Neymar était fini ? 🇧🇷⚡️ pic.twitter.com/fwYzcymZRH — Actu Foot (@ActuFoot_) February 17, 2025 ;
Albert Bunjaku, një ish-lojtar i Kombëtares së Kosovës tani do të jetë trajner i grupmoshave të reja U19 te “Dardanët”. Në emisionin “A-play” në ATV, Bunjaku foli për herë të parë si trajner i Kosovës, shkruan LIG Sport Ai tha se ndihet tejet i emocionuar që do të jetë trajner i “Dardanëve” të rinj. “Është një emocion i madh! E kam pritur këtë thirrje dhe ndihem shumë i nderuar që të jem trajner i Kombëtares U19”, u shpreh Bunjaku. Kujtojmë që Bunjaku zuri vendin e të larguarit, Adil Maliqi. Në stol, ish-sulmuesi i shumë skuadrave do ta ketë “kapitenin” Anel…
Skuadra e Liberec është duke fituar 3:0 ndaj Mlada Boleslav në javën e 22-të në elitën e futbollit çek. Golin e tretë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, shkruan LIG Sport Zyba shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 48’të. Ky ishte goli i parë i mesfushorit kosovar me fanellën e klubit nga Republika e Çekisë. ⚽️🇽🇰 Svůj první gól v dresu Liberce si dnes vstřelil také Kosovan Qëndrim Zyba! #chanceliga pic.twitter.com/5r90hmk9MC — O2 TV Sport (@O2TVSportCZ) February 16, 2025
Skuadra e Sportingut të Lisbonës barazoi 2:2 ndaj Aroucas në javën e 22-të në elitën e futbollit portugez. Një autogol tejet interesant u shënua në këtë ndeshje. Ishte portieri i Sportingut Rui Silva që shënoi autogol në minutën e tetë. Ky autogol i shënuar ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, të cilët mendojnë se kjo ndeshje ishte e kurdisur. Para os apanhados. pic.twitter.com/zwdkBtNOK4— B24 (@B24PT) February 15, 2025