Author: Admin

Mbrëmë u luajtën disa nga ndeshjet e turit të dytë kualifikues të Champions League. Një nga ndeshjet që u prit me padurim nga tifozët ishte ajo mes Dinamos së Kievit dhe Partizanit të Beogradit. Trajneri i skuadrës ukrainase, Oleksandër Zhovkovski tha para ndeshjes se futbollistët e ekipit të tij nuk do t’i japin dorën kundërshtarit. Dihet që Serbia, si shtet, është një nga mbështetëset e Rusisë, ndaj për këtë arsye u pa e arsyeshme të ndërmerret ky veprim. Në fakt, ashtu ndodhi, sikurse shihet në video. Lojtarët e Dinamos së Kievit refuzuan t’i jepnin dorën rivalit. Pas de serrage de…

Read More

Che Adams tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Torinos. Sulmuesi është prezantuar ditën e sotme nga ekipi italian, teksa mbylli kështu aventurën me Southampton. Skocezi ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me torinezët, me të cilët më pas do të përfitojë 2 milionë euro në vit. Largimi i Adams i hap rrugë transferimit të Armando Brojës. Siç dihet ditët e fundit flitet shumë për një rikthim të sulmuesit shqiptar te “Shenjtorët”. Vendi i lënë bosh nga skocezi, bën që drejtuesit anglezë të tentojnë rikthimin e Brojës, me 22-vjeçarin që shkëlqeu në sezonin 2021-2022. Kujtojmë se Broja aktualisht është pjesë e…

Read More

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani e nisi sezonin e ri në elitën e futbollit rumun në mënyrën më të mirë të mundshme. Selmani shënoi një gol dhe bëri dy asiste në fitoren e Dinamo Bucurestit 4:1 ndaj Petrolulit, shkruan LIG Sport 🎥 Dinamo Bucuresti [3] – 0 Petrolul Ploiesti – Astrit Selmani '61https://t.co/6A8uZXPVJZ#SofaScore #DIN #PPL— goals.zone (@goals_zone1) July 21, 2024 Për shkak të këtyre statistikave, Selmani është futur në formacionin më të mirë të javës në futbollin e Rumanisë. Ai u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e njohur e statistikave, Sofa Score.

Read More

Sulmuesi Mirlind Daku ka thënë se skuadra e tij, Rubin Kazan tregoi karakter në ndeshjen e xhiros së parë përballë Pari NN. Rubin Kazani fitoi të hënën 4:2, ndërsa Daku shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim. “Kam disa cilësi. Por ende nuk kam arritur formën që kisha. Unë do të punoj shumë. Forma vjen përmes ndeshjeve. Minutat e parë janë shumë të rëndësishëm në futboll. Dhe në ndeshjen e ardhshëm duhet të luajmë më të përqendruar. “Por në këtë ndeshje ne treguam karakterin ekipit. E dinim që do të kishim ndeshje të vështirë kundër një skuadre të fortë.…

Read More

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do të udhëtojë me Chelsean drejt SHBA për turin përgatitor që po zhvillon klubi atje. Kjo është bërë zyrtare në darkë nga klubi londinez para nisjes drejt SHBA ku ekipi do të përgatitet për sezonin e ri dhe do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore. Vendimi në fjalë është i rëndësishëm pasi mund të hapë përsëri skenarin e qëndrimit të Brojës në klubin londinez nën urdhrat e trajneri Enzo Maresca, ndonëse lojtari kërkon një klub ku të luajë me rregullsi. Ndonëse Broja cilësohet në shtije, klubi ka vendosur që ta marrë me vete…

Read More

Skuadra e Rubin Kazan ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Pari NN, e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri në Premier Leaguen e Rusisë. Golin për 1:2 e shënoi futbollisti rus, Alexandr Zotov në minutën e 33’të, shkruan LIG Sport Zotov shënoi gol pas një asisti nga sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku. Kujtojmë që Daku realizoi golin e parë për Rubin Kazanin në minutën e pestë. 1-2 Zotov pic.twitter.com/6Am21fkYth— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024 ;

Read More

Skuadra e Rubin Kazan është duke luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri në elitën e futbollit rus, ku si kundërshtar ka Pari NN. Rezultati momental është 1:1 dhe ishte sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku që shënoi golin e barazimit, shkruan LIG Sport Daku shënoi në minutën e pestë për ta barazuar rezultatin në 1:1. Kujtojmë që Mirlind Daku shpëtoi pa u dënuar nga klubi i Rubin Kazanit për shkak të skandalit të madh në Euro 2024. 1-1 Daku pic.twitter.com/eDIEe1iyQf— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qendrim Zyba ka pasur një super paraqitje në debutim me fanellën e Slovan Liberec. Skuadra çeke fitoi 1:3 ndaj MFK Karvina në ndeshjen e raundit të parë në elitën e futbollit nga Republika e Çekisë, shkruan LIG Sport Zyba bëri asist në këtë takim dhe sot është futur në formacionin e javës nga Sofa Score. Duke u vlerësuar kështu me notën 7.8. Kujtojmë që tashmë në Çeki luajnë edhe lojtarët tjerë shqiptarë, si: Indrit Tuci, Ermal Krasniqi dhr Qazim Laçi.

Read More

Futbollisti i klubit italian, Lazio, Matteo Cancellieri shënoi një gol të bukur në stërvitje. 22-vjeçari bëri lëvizje fantastike duke e larguar nga loja mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysajn, shkruan LIG Sport Me një lëvizje, Cancellieri tregohet i fortë ndaj mbrojtësit shqiptar dhe më pas shënoi gol të bukur me stil. Kujtojmë që Lazio po bëhet gati për ndeshjen e ardhshme miqësore ndaj Hansa Rostock. 😍 Cancellieri ha chiuso #Auronzo2024 così!#AvantiLazio 🦅 pic.twitter.com/MxdlfqinPB — S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 22, 2024

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi ka folur për trajnerin e tanishëm, Franco Fodan. Në “Sport Plus”, futbollisti që tashmë është pa skuadër flet për trajnerin e “Dardanëve” duke e vlerësuar si më të mirin te Kosova, shkruan LIG Sport “Franco Foda është tri herë më i mirë se trajnerët tjerë te Kosova. I ka pasur shumë disa suksese të mira nëpër Austri dhe te Kombëtarja e Austrisë. I duhet pak kohë, deri të mësohet ai me neve dhe ne me atë”, tha Bytyqi për Sport Plus Në këtë intervistë, Bytyqi tregoi problemet edhe me ish-skuadrën e tij turke.…

Read More