Author: Admin
Një ngjarje interesante ndodhi pas ndeshjes së mbrëmshme mes Republikës së Çekisë dhe Moldavisë, të cilët vendasit e fituan dhe siguruan kualifikimin në Euro 2024. Trajneri Joroslav Silhavy vendosi të dorëhiqet nga stoli edhe pse arriti sukses duke siguruar një biletë për në Gjermani, shkruan LIG Sport “Pavarësisht se ne jemi të lumtur tani pas përfundimit të ndeshjes, pasi siguruam edhe turneun EURO, si ekip i stafit, vendosëm që të mos vazhdojmë në kombëtaren çeke”, tha trajneri pas ndeshjes Kujtojmë që në Grupin E Çekia doli e dyta kurse e para ishte Shqipëria, ndoshta kjo ishte arsyeja pse trajneri nuk…
Për sulmuesin Mirlind Daku barazimi ndaj Ishujve Faroe ndodhi për shkak se kundërshtari u mbyll në mbrojtje. Duke folur për emisionin “KUQEZI” në SuperSport/Digitalb, Daku theksoi se u ndje i lumtur që Sylvinho i besoi rolin e titullarit në këtë ndeshje. Ndeshja e parë si titullar? “Një ndjenjë e mirë kur të jepet përgjegjësia nga minuta e parë, kur të beson trajneri në një ndeshje kualifikuese. Ndonëse kualifikimi ishte arritur, përsëri ka përgjegjësi, më bëri të ndjehem mirë. Goli mungoi, pse? “ Ata kanë ardhur vetëm që të mos humbin dhe ishin bllokuar mirë. Kjo ndeshje mund të ishte zhbllokuar nga ndonjë sekuencë apo…
“Bënin presion të lartë”, Kristjan Asllani u befasua nga kundërshtarët: Nuk po kuptonim si po luanin
Pas barazimit 0-0 me ishujt Faroe, në emisionin “Kuqezi”, Kristjan Asllani u shpreh se kundërshtari ishte i mbyllur shumë dhe nuk lejoi hapësira ndërsa shtoi se për atë nuk ndryshon asgjë nëse luan përkrah Ramadanit apo Bares. “Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam. Por, një barazim është në rregull. Përshtatja me Baren? Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu. Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullar, stërviten shumë mirë. Nuk po kuptonim si po luanin, kishte pak hapësira.…
Kombëtarja e Italisë siguroi kualifikimin në Euro 2024 pas një barazimi 0-0 ndaj Ukrainës në stadiumin “Bayarena”. Në minutat e fundit, Ukraina kërkoi një penallti, pasi Mudryk u rrëzua në zonën e 16-metërshit, shkruan LIG Sport Por, gjyqtari i ndeshjes i cili ishte spanjolli, Gil Manzano nuk e pa si ndërhyrje për penallti, madje as sistemi VAR nuk mendoi ashtu. Me këtë barazim Italia siguron kualifikimin në Euro 2024. Kujtojmë që pikërisht “Azzurrit” janë të fundit që e fituan titullin europian. 😲😲😲 El árbitro español Gil Manzano no ha señalado este posible penalti a Ucrania en el descuento que habría…
Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Anglisë, e vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024. Golin për 1 me 0 e shënoi mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, shkruan LIG Sport Bardhi fillimisht gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por më pas topin e rikhyer e dëron në rrjetë duke mposhtur portierin e Evertonit, Jordan Pickford. Kujtojmë që ky ishte goli i dytë për Enis Bardhin në fazën para-kualifikuese në Euro 2024. Enis Bardhi’nin İngiltereye Attığı Gol. pic.twitter.com/lCfNxbwg7j — Selçuk (@selcukdmrztd) November 20, 2023
Një gol i jashtëzakonshëm u shënua sonte nga futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Halilaj. Halilaj shënoi gol për ekipin e Besiktasit në ndeshjen mes Fenerbahçes, e vlefshme për javën e 11-të në Superligë, shkruan LIG Sport Halilaj në minutën e fundit shënoi një gol të jashtëzakonshëm që po diskutohet shumë në Turqi. Ajo i vjedhi topin portierës kundërshtare dhe realizoi me parabolë. Ky gol u cilësua si i rregulltë nga gjyqtarja dhe ishte me plotë të drejt, pasi portierja në këtë rast nuk ishte duke e mbrojtur topin me dy duartë. Halilaj’ın Fenerbahçe-Beşiktaş derbisinde attığı gol ⚽pic.twitter.com/dD8hsRXxZn — De…
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Primozh Gliha e ka quajtur ndeshje të vështirë përballjen me Bjellorusinë. Gliha, me tjerash potencoi se do të luajnë vetëm ata që janë më të mirët, njofton Klankosova.tv. “Nuk kom presion dhe ndjehem mirë duke e drejtuar mirë ekipin, kemi luajtur pa disa lojtarë kyç ndaj Zvicrës, kemi luajtur për fitore”, ka deklaruar Gliha. “Dua të them se Kosova nuk është një ekip i vogël, kam provuar që të gjejë zgjidhje për çfarëdo problemi që kishim – sot me futbollistët e kemi shikuar ndeshjen me Zvicrën, kemi provuar që të gjejmë gabimet, që këto gabime…
Para disa dite Kombëtarja e Uruguait mposhti Argjentinën me rezultatin 2-0, duke ia shkaktuar humbjen kampionit të botës pas një kohe të gjatë. Çfarë bëri trajneri Marcelo Bielsa për të pasur këtë sukses? Një video në rrjetet sociale po shpërndahet me të madhe, pasi Bielsa përdori një strategji fantastike për ta ndaluar Lionel Messin, shkruan LIG Sport Edhe pse ai tha se nuk ka asnjë formulë që e ndalon Messin, ish-trajneri i Leeds United vendosi ta linte lojtarin e Inter Miami të lirë. Kjo ndikoi që lojtarët ta bllokonin Messin dhe pasimet e tij drejt bashkëlojtarëve. Duke parë edhe moshën…
Futbollisti i Kombëtares së Malit të Zi, Nikola Krstovic ka bërë një gjest interesant, pasi ka postuar veturën e tij në rrjetet sociale. Në fakt malazezi dëshiron që veturën e tij të tipit Golf 8 ta shes me një çmim prej 42 mijë eurove përmes rrjetit social, Instagram, shkruan LIG Sport Prandaj gjesti i tij është bërë viral në rrjetet sociale, se si një futbollist që luan në Serie A tenton të bëjë shitjen e veturës së tij përmes rrjeteve sociale. Kujtojmë Krstovic luan te skuadra e Lecce dhe si bashkëlojtar e ka yllin e Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani.…
Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë afrimet që kanë ardhur së fundmi në Kombëtare. Të dy erdhën me bujë të madhe me Sylvinhon që i “rrëmbeu” falë momentit të mirë që lojtarët po kalonin. Por ndoshta si Muja dhe Daku kanë pritur që të aktivizoheshin më shumë. Daku ka luajtur 115 minuta me fanellën kuqezi, ndërsa Muja ka në këmbë 126 minuta, duke llogaritur këtu edhe ndeshjen miqësore përballë Bullgarisë. Por një “video live” në Instagram ku shfaqen Muja dhe Daku, ky i fundit ngre aludime duke ironizuar dikë. “O u thy bre krejt, krejt u thy. O u knaqëm,…