Author: Admin

Dominik Szoboszlai festoi kualifikimin e Hungarisë në Euro 2024 të dielën duke pirë një ‘shots’ para rreth mijëra tifozëve brenda Puskas Arena. Mesfushori 23-vjeçar i Liverpool-it shënoi dy gola për skuadrën e Marco Rossit teksa siguruan vendin e tyre në turneun e verës së ardhshme me një fitore të vështirë 3-1 ndaj Malit të Zi, shkruan LIG Sport. Golat e Szoboszlai [2] dhe Adam Nagy vulosën tre pikë të tjera për Magyarok, të cilët festuan suksesin e tyre së bashku me mijëra tifozë. Në fakt, Szoboszlai, i cili shënoi dy gola, iu bashkua një grupi tifozësh në tribunë pas takimit.…

Read More

Kombëtarja e Spanjës është duke luajtur ndaj Gjeorgjisë dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1 me 1. Ndeshja e vlefshme për kualifikim në Euro 2024 nuk shkoi mirë për mesfushorin e Barcelonës, Gavi, shkruan LIG Sport Në minutën e 26’të, Gavi u largua nga fusha duke u zëvendësuar nga Sancet. Kjo ndodhi për shkak se lojtari ndjeu dhimbje të madhe në gjurin e tij të djathtë. Ende nuk ka ndonjë konstatim të saktë në lidhje me shkallën e lëndimit, por dyshohet se Gavi mund të vuaj nga ligamenti që mund ta lë atë jashtë fushave për një kohë…

Read More

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Islandës, e vlefshme për kualifikim në Euro 2024. Golin për 1 me 0 e shënoi mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernades, shkruan LIG Sport Fernandes shënoi në minutën e 37’të një gol tejet të bukur nga distanca. Ai pranoi një top me thembërr nga Bernardo Silva dhe menjëherë goditi drejt portës. Kujtojmë që Portugalia e ka siguruar moti kohë kualifikimin në Euro 2024 që do mbahet vitin tjetër në Gjermani. A beautiful goal by Bruno Fernandes!🇵🇹❤️ pic.twitter.com/0kWYKq1Kon — 𝗧𝗲𝗻 𝗛𝗮𝗴’𝘀 𝗥𝗲𝗱𝘀 ✍🏼🇳🇱 (@TenHagBall_) November 19, 2023

Read More

Një lajm që po përflitet së fundmi në Kosovë është që Lorik Cana pritet të kandidojë për postin e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Disa e bënë të kryer kandidaturën e ish-kapitenit të Kombëtares kuqezi, por ky i fundit i hedh poshtë këto aludime, shkruan LIG Sport “Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoi punët e mia dhe ti je i kënaqur…Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, shkruan Lorik Cana në një koment. Duket se momentalisht Cana kërkon të jetë larg posteve të larta…

Read More

Mosgrumbullimi i Armando Brojës në ndeshjet e muajit nëntor nga trajneri Silvinjo, ka bërë që të përhapen shumë zëra për pakënaqësi mes futbollistit dhe trajnerit brazilian. Një situatë që normalisht do të sillte probleme në grupin kuqezi që ka arritur nja klasifikim historik në Europian, shkruan LIG Sport Por për vetë sulmuesin, një situatë e tillë nuk ekziston. Broja ka bërë të qartë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk ka asgjë mes tij dhe trajnerit në këtë aspekt. Për më tepër, ai ka shpjeguar se tekniku nuk e kishte përzgjedhur vetëm për shkak të dëmtimit që kishte pësuar…

Read More

Alarico Rossi, shefi i departamentit të skautingut të kombëtares shqiptare ka folur për mediat italiane, ku ka zbuluar algoritmin që çoi në kualifikimin e kuqezinjëve në Kampionatin Evropian 2024. Ka mjaftuar një barazim ndaj Moldavisë për ta rikthyer Shqipërinë në Europian. Alarico Rossi, shefi i departamentit të skautingut të kombëtares shqiptare ka thënë për Di Marzio: “Rezultatet kanë ardhur, por nuk kanë lindur rastësisht”. “Parimi i parë i algoritmit është përshtatshmëria. Pra, nëse lojtari ka luajtur tashmë për ekipet e tjera kombëtare, ai hiqet. Megjithatë, nëse ai ka një pasaportë shqiptare dhe mund të luajë me ne, ai konsiderohet.Shqiptarët janë…

Read More

Kombëtarja e Turqisë arriti fitore mbrëmë në “Olympiastadion” të Berlinit me rezultatin 2-3 ndaj Gjermanisë në miqësore. Para ndeshjes futbollistët turk bën një gjest fantastik që po pëlqehet nga të gjithë, shkruan LIG Sport Gjatë momentit të himneve, lojtarët turk panë që fëmijët kishin të ftohtë dhe vendosen që t’i dhuronin atyre xhaketat që kishin veshur. Kujtojmë që Kombëtarja e Turqisë e ka siguruar kualifikimin në Euro 2024 nga Grupi D. 🥹 Respect to Türkiye players for taking off their jackets and giving it to the children so they don’t get cold during the national anthems… 🇹🇷❤️ pic.twitter.com/RZ5stIjc01 — EuroFoot…

Read More

Ka degjeneruar në dhunë dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumbianit Ramirez, i zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme. Gjatë kohës që ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar. Këta të fundit u futën në ring duke goditur me grushte e shkelma Ramirezin. Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar. https://youtu.be/fFh7HxARDvo?si=5lIXkV8URVqLwQzc

Read More

Shqiptarët kanë qenë në numër të madh të pranishëm në stadiumin “St. Jacob Park” në ndeshjen e zhvilluar në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Përveç flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë, në stadium ka pasur edhe shqiptarë që kanë qenë duke bartur në kokat e tyre plisin e bardhë. Një i tillë është synuar të vendosjes në kokën e mesfushorit të Zvicrës, Granit Xhaka. Ka qenë njëri prej tifozëve i cili është futur në fushë gjatë takimit, duke iu drejtuar Xhakës me qeleshen në dorë, simbolin e identitetit kombëtar, derisa është penguar nga sigurimi. Ndeshja Zvicër-Kosovë ka përfunduar 1:1, duke ia…

Read More

Pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës, Visar Bekaj është shprehur shumë i lumtur që ka debutuar në eliminatoret e EURO 2024, ndonëse pikërisht në këtë takim u “shua” ëndrra e Kosovës për Europianin. Duke folur për emisionin “Dardanët” në SuperSport, portieri theksoi se sipas tij Kosova ka lojtarët më të mirë në Ballkan. Debutimi me Kosovën: “Jam në shok për momentin, ndjenjë e papërshkrueshme. Nuk kam mundur të besoj. Më erdh rasti në një ndeshje shumë të fortë. E falenderoj Zotin, do të jetë motiv për të ardhmen.” Barazimi ndaj Zvicrës: “Kemi hyrë në fushë që të mos pësonim gol, që…

Read More