Author: Admin

Ernest Muçi është përfshirë sot në formacionin titullar të Besiktasit pas shumë ndeshjeve të kaluara në stolin e rezervave. Por lënia në pankinë duket se i ka hequr sulmuesit shqiptar dëshirën dhe motivimin për të luajtur. Të paktën diçka e tillë është vënë re nga tifozët e Besiktasiy. Në rrjetin social “Twitter” ka nisur të qarkullojë një aksion i shpërdoruar në minutën e 22-të të takimit. Skuadra turke ishte duke sulmuar në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve ishte pozicionimi i Ernest Muçit shumë larg aksonit. Madje, në momentin që topi shkoi në adresë…

Read More

Gazetari i sportit, Granit Tërstena në një lidhje direkte për emisionin sportiv në Ora News ka dhënë komentin e tij në lidhje me bashkëpunimin Shqipëri-Serbi. Ai thotë se ende kosovarëve i duhet kohë për ta pranuar një bashkëpunim me shtetin që i shkaktoi plagë të mëdha gjatë luftës së kaluar, shkruan LIG Sport Tërstena poashtu tha se kryetari i FSHF-së, Armand Duka me këtë potez po e synon që një ditë të bëhet edhe president i shtëpisë më të madhe të futbollit europian, UEFA. Poashtu gazetari i sportit kritikoi qeverinë e Kosovës, për shkak se Shqipëria s’ka arritur të bëjë…

Read More

Skuadra e Fenerbahces arriti fitore 0:2 ndaj Antalyasporit në ndeshjen e javës së shtatë në Superligën e Turqisë. Gjatë ndeshjes ndodhi një episodë interesante ku protagonist ishte trajneri portugez, Jose Mourinho, shkruan LIG Sport Gjyqtari i ndeshjes ndali një pozitë jashtëloje të paqenë, kështu Mourinho morri laptopin e tij dhe e vendosi para kamerës për ta fokusuar gabimin e referit. Ishte gjyqtari i katërt që i tregoi kryesorit për gjestin e Jose Mourinhos dhe kështu ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë. Fenerbahce me këtë fitore shkon në kuotën e 16 pikëve në pozitën e 2-të, tri më…

Read More

Skuadra e Hartberg-ut ka shënuar fitore 2:0 ndaj Altachut në javën e tetë të Bundesligas në Austri. Gol në këtë ndeshje shënoi edhe ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, shkruan LIG Sport Avdijaj shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 49’të. Ky ishte goli i parë i lojtarit kosovar gjatë këtij edicioni të ri të garave në Bundesliga të Austrisë. Donis Avdijaj bringt den @tsv_hartberg in Führung! Der Offensivspieler ist heute um 20 Uhr außerdem bei “Talk und Tore” zu Gast! Alle Sendeinfos: https://t.co/ZLj8yKt7In#SkyBuliAT #SkyTuT #TalkundTore pic.twitter.com/Al60Tfp09Y — Sky Sport Austria (@SkySportAustria) September 29, 2024

Read More

Skuadra e Sparta Prague të premtën në mbrëmje pësoi humbje ndaj Sigma Olomouc me rezultatin 2:3. Shumë tifozë ishin të dëshpëruar nga humbja, përveç njërit që fitoi plotë 40 mijë euro, shkruan LIG Sport Tifozi ishte përzgjedhur për ta goditur topin nga mesi i fushës dhe për ta futur në një gol të vogël që ishte vendosur te porta kryesore. Me tentimin e tij të parë ai ia qëlloi dhe kështu mori 40 mijë euro. Të gjithë tifozët e pranishëm në stadium festuan sikur të shënonte ekipi i zemrës. Kujtojmë që te Sparta e Pragës luajnë katër shqiptarë: Ermal Krasniqi,…

Read More

Boksieri shqiptar, nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, kundër boksierit nga Uganda, Saul Ivan Male. Krasniqi meçin e fitoi në çerekun e parë me një goditje të fuqishme, ku kundërshtarin e rrëzoi në tokë pa i dhënë mundësi që të ngrihej, shkruan LIG Sport Përveç Krasniqit, sonte titullin “IBO World Youth”, e fitoi edhe boksieri Eris Bajra, i cili e mposhti boksierin Raul Ugueton. E, fitore mori edhe boksieri tjetër shqiptar, Altin Zogaj, i cili me vendim të gjyqtarëve fitoi kundër boksierit nga Tanzania, Joseph Maigwisya. Ardian Krasniqi (10-0) 🇩🇪🇽🇰 maintains his 100% KO…

Read More

Lionel Messi ka shënuar një supergol në MLS me fanellën e Inter Miamit. Skuadra e yllit argjentinas barazoi 1:1 ndaj Charlotte në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, shkruan LIG Sport Messi shënoi një eurogol si në kohërat kur ishte më i ri dhe te Barcelona. Ky ishte goli i 16-të i yllit të Kombëtares së Argjentinës në MLS këtë edicion. Ai gjithashtu ka bërë edhe 15 asistime. Magic from Messi 🪄(via @MLSes)pic.twitter.com/yQjVmqBbxy— B/R Football (@brfootball) September 29, 2024

Read More

Skuadra e Lille ka shënuar golin e tretë ndaj Le Havre në ndeshjen e javës së gjashtë në Ligue 1. Golin për 3:0 e shënoi sulmuesi David në minutën e 79’të, shkruan LIG Sport Për David ky ishte goli i tretë në këtë ndeshje, duke kompletuar hat-trikun e tij. Asist te goli i tretë për sulmuesin kanadez e bëri sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova që po kalon në një formë të jashtëzakonshme. Goal Lille 3-0 Le Havre Lille Jonathan David ⚽Hattrick #HACLOSC #Ligue1#LeHavre #Lille pic.twitter.com/rOMlN4rJB1 — AlexRM770 (@AlexRM770) September 28, 2024

Read More

E sotmja është një ditë e shënuar për Granit Xhakën teksa feston ditën e lindjes. Futbollisti i Bayer Leverkusen mbush 32 vite jetë dhe urimet nuk kanë ‘fund’ për të. Por, një urim bën diferencën nga të tjerët teksa vjen nga vëllai i tij, Taulanti. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare emocionon me fjalët e tij duke falenderuar Zotin që ka një vëlla si ai. “Si fillim dua të them se falenderoj Zotin çdo ditë që kam një vëlla si ty mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mirë. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me…

Read More