Author: Admin
Skuadra e Lille ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Strasbourg-ut, e vlefshme për Ligue 1. Golin për 2:0 e shënoi lojtari kosovar, Edon Zhegrova në minutën e 26’të, shkruan LIG Sport Zhegrova shënoi me kokë për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij me dy gola. Kujtojmë që edhe golin e parë e shënoi lojtar i Kombëtares së Kosovës. ⚽️GOAL! Zhegrova | Lille 2-0 Strasbourg pic.twitter.com/JlfgyIoAN1 — @FCStreamTV Premier League,Laliga,Bundesliga live (@nordec149960) September 21, 2024
Skuadra e Lille ka shënuar gol ndaj Strasbourgut në ndeshje e vlefshme për Ligue 1. Golin pë 1:0 e ka shënuar sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan LIG Sport Zhegrova shënoi një gol të bukur në minutën e 15’të pas një asisti nga Gomes. Goal Lille Goal Edon Zhegrova pic.twitter.com/aqBdPPeCg9 — AlexRM770 (@AlexRM770) September 21, 2024
Është duke u zhvilluar ndeshja me Suharekës dhe Feronikelit 74 në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës. Në fundin e pjesës së parë, skuadra vendase ka fituar një penallti, shkruan LIG Sport Por, në pamje shihet qartë që ky 11-metërsh nuk ka ekzistuar fare dhe se sistemi i teknologjisë VAR dhe gjyqtari i këtij takimi nuk e dhanë vendimin e duhur. Klubi nga Theranda kaloi në epërsi me golin e Mevlan Zekës nga 11-metërshi, për të cilin do të diskutohet shumë gjatë në këtë fundjavë.
Skuadra e Real Madridit po përgatitet për ndeshjen e ardhshme në La Liga ndaj Espanyolit. Një video në rrjetet sociale ka filluar të bëjë xhiro, me Antonio Rudigerin si protagonist, shkruan LIG Sport Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë shihet duke goditur me shuplakë një pjesëtar të stafit të Carlo Ancelottit. Sigurisht që kjo duket se është një shaka nga lojtari, por e pa dëshiruar nga burri i cili është pjesë e stafit të trajnerit italian. No one is safe in training with Rudiger 😂 pic.twitter.com/NHHZvLOPYT— Dr Yash (@YashRMFC) September 20, 2024
Myrto Uzuni ka shënuar përsëri në Spanjë me fanellën e Granadas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi titullar ndeshjen ndaj një rivali direkt si Malaga dhe arriti të kthehej në protagonist absolut. Në minutën e 77’, kur ndeshja ishte në baraspeshë 1-1, Uzuni nuhati mjaft mirë një top të cilin e ktheu në gol duke i dhënë avantazhin Granadas. Ky është goli i dytë rradhazi i Uzunit pas atij të shënuar ndaj Elches në javën e fundit. Megjithatë mbrojtja vendase dhe sulmuesi ëeissmann prishën gjithçka duke pësuar një gol e më pas shpërdoruar një penallti në frymën e fundit të…
Skuadra e Bayer Leverkusen arriti fitore të madhe mbrëmë në UEFA Champions League në sezonin e ri të garave 2024/25. Klubi gjerman mposhti me rezultat të thellë 0:4 skuadrën nga Holanda, Feyenoordin, shkruan LIG Sport Granit Xhaka pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur me skuadrën e tij, për këtë fitore të thellë si mysafir. “Të luash kështu kundër një kundërshtari të fortë, të cilët ishin në shtëpi… I lumtë skuadrës. E di që kemi luajtur në mbrojtje në disa faza, prandaj edhe fituam me rezultatin 0:4”, u shpreh Granit Xhaka pas ndeshjes Futbollisti shqiptar sipas “Sofascore” ishte një nga…
Skuadra e Bayer Leverkusen ka shënuar golin e dytë ndaj Feyenoordit në UEFA Champions League. Golin për 0:2 e shënoi Grimaldo në minutën e 30’të, shkruan LIG Sport Por krejt aksioni rrjedhi nga një super pasim i sulmuesi nigerian, Victor Boniface, i cili i befasoi të gjithë me veprimin e tij. La passe de Boniface wshh ??pic.twitter.com/Oh2L1s6zue— Alexx⁴⁷🪄 (@Alex4am_) September 19, 2024
Jasir Asani shënoi 3 gola dhe dha asist për ekipin e tij Guangju në ndeshjen e parë historike në Champions League Aziatike. Ai u vlerësua nga “SofaScore” me notën më të lartë, 9,9. Jo vetëm kaq, por Asani është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës. Forma e shkëlqyer e sulmuesit të Shqipërisë është pa diskutim një lajm i shkëlqyer edhe për trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjeve të tetorit.
Skuadra e Manchester Cityt dhe ajo e Interit barazuan pa gola mbrëmë në ndeshjen e parë të UEFA Champions League për sezonin e ri 2024/25. Manuel Akanji pas ndeshjes tregoi një moment interesante, ku bëri një pasim te gjyqtari anësor, shkruan Indeksonline Ndryshimi i fanellave te skuadra e Manchester Cityt ka bërë që mbrojtësi zvicran të bëjë një gabim mbrëmë. “Në një aksion isha shumë konfuz me gjyqtarin anësor, për një moment mendova se ishte Bernardo Silva dhe i bëra një pasim atij”, u shpreh Akanji Kujtojmë që mbrëmë dy skuadrat siguruan nga një pikë me formatin e ri të…
Skuadra e Manchester Cityt dhe Interit kanë barazuar pa gola 0:0 mbrëmë në ndeshjen e parë të formatit të ri në UEFA Champions League. Pas ndeshjes, mbrojtësi Acerbi dhe Erling Haaland paten një bisedë mes vete të cilën mediat e kanë zbuluar kuptimin e saj, shkruan LIG Sport Mbrojtësi i klubit italian ia kërkoi dy fanella sulmuesi të Norvegjisë, i cili më pas e shau në formë shakaje. Por fillimisht Haalandi i tha se tërë ndeshjen po e mbante për fanelle. Edhe pse Haaland po shënon gola në Premier League, mbrëmë u markua mjaftë mirë nga dyshja e mbrojtjes së…