Author: Admin

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve me entuziazëm dhe përkushtim të madh. Dardanët u rikthyen në kampin stërvitor me synime të qarta për një rrugëtim të suksesshëm në këtë edicion. I rikthyeri në Kombëtare, Emir Sahiti i tha disa fjalë: “E falënderoj fillimisht trajnerin për ftesën. Jam shumë i gëzuar që jam pjesë e kombëtares. Rikthehem pas dy vitesh. Shpresoj të jap maksimumin në fushë dhe më të mirën time. Asgjë s’ka ndryshuar, përveç se kanë ardhur disa lojtarë të rinj dhe të gjithë më kanë pritur…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj është duke u bërë me skuadër të re në orët e fundit të merkatos verore. Siç raportohet, Mitaj ka arritur marrëveshje me Al-Ittihadin e Arabisë Saudite, shkruan LIG Sport Mitaj pritet të huazohet nga Lokomotiva e Moskës, por klubi arab ka të drejtë blerje në fund të sezonit. Kujtojmë që te Al-Ittihad luajnë edhe dyshja e njohur e futbollit europian, N’Golo Kante dhe Karim Benzema. #Calciomercato | Mario #Mitaj, difensore albanese del Lokomotiv Mosca, va all'Al-Ittihad in prestito con diritto di riscatto— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 2, 2024

Read More

Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e ekipit të Lazios këtë sezon. Mbrojtësi i Kombëtares nuk është larguar nga klubi italian, por është përjashtuar nga lista zyrtare e skuadrës. Mediat italiane raportojnë se kryeqytetasit kanë dorëzuar listën zyrtare të ekipit në Federatë dhe emri i Hysajt nuk figuron në të. Afrimet e shumta në merkato dhe rregullat për lojtarët italian e ato të akademisë kanë bërë që 30-vjeçari të përfundojë në tribunë këtë sezon. Lazio i ka kërkuar të shkëpusë kontratën në mënyrë që të largohet falas, përderisa ofertat kanë munguar, por Hysaj nuk ka pranuar duke qëndruar stoik…

Read More

Besfort Zeneli e ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Kosovës, kështu e bëri të ditur edhe menaxheri i “Dardanëve”, Bajram Shala. “E ka refuzuar ftesën shkaku i disa shkeljeve që i janë bërë Arbërit. Për çfarë shkelje e ke fjalën te Arbëri? Me mirë të tregojnë ata (FFK)”. Kështu ka deklaruar babai i Besfort Zenelit pasi ky i fundit refuzoi ftesën e Kombëtares së Kosovës. Sipas tij, vendimi erdhi si pasojë e shkeljeve të FFK-së ndaj Arbër Zeneli, dhe për këtë shkak ai nuk ka më dëshirë të luajë në fanellën dardane.

Read More

Besiktasi është përballur dje me Sivassporin, të cilin e mposhti me rezultatin 2-0. Titullarë në këtë ndeshje kanë qenë edhe Rey Manaj me Ciro Immobile. Të dy sulmuesit janë përfshirë në një episod që ka hapur mjaft debate pas ndeshjes. Gjatë kohës kur Besiktasi kishte të drejtën për të kryer një goditje dënimi, Rey Manaj ishte duke mbuluar sulmuesin italian në zonë. Mbulimi i rreptë i lojtarit shqiptar bëri që Immobile të humbte për një çast kontrollin e nervave të tij. Immobile u kthye drejt Manajt dhe i vendosi të dyja duart në kokë, duke sjellë rrëzimin e tij përtokë.…

Read More

Skuadra e PSG-së ka shënuar fitore ndaj Lille me rezultatin 3:1 në ndeshjen e javës së tretë në Ligue 1. Mysafirët në pjesën e parë shënuan dy gola me anë të Vitinha dhe Barcola, duke treguar se kanë udhëtuar për fitore, shkruan LIG Sport Në pjesën e dytë, Lille u kthye në lojë me një supergol të Edon Zhegrovës. Por, goli i futbollistit kosovar nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte një pikë në shtëpi. 💫 Even Donnarumma stand no chance of stopping these screamers from Edon Zhegrova!pic.twitter.com/s04s5K5sgm — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) September 1, 2024 Golin e fundit…

Read More

Skuadra e Samsunsporit ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligëne Turqisë. Golin për 1:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja, shkruan LIG Sport Muja shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 37’të pas një driblimi fantastik në zonën e 16-metërshit. Ky ishte goli i dytë i Mujës me fanellën e Samsunsporit që nga transferimi i tij nga Antwerp në afatin e janarit. 🔔🇹🇷 GOAL | Arbnor Muja | Hatayspor 0-1 Samsunsporpic.twitter.com/VHfDAJpocn — Goals Xtra (@GoalsXtra) September 1, 2024

Read More

Cluj ka fituar ndaj Farul Constanta me rezultat 3-0 në derbin rumun, me Meriton Korenicën që shënoi një nga golat. Mesfushori sulmues e nisi nga banka ndeshjen, duke u futur në minutën e 67-të. Ai arriti të shënojë në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar (3-0). Ky është goli i parë në kampionatin rumun për Korenicën me fanellën e Cluj, ndërsa dy të tjerë i ka shënuar në garat ndërkombëtare. Korenica këtë verë kaloi nga Manisa FK te Cluj. https://youtu.be/cyh7s86szi4

Read More

Agim Zeka ishte një nga surprizat e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Sulmuesi i Partizanit ishte i ftuar në mënyrë të papritur. Kjo ftesë ka sjellë shumë polemika, me Zekën që ende nuk ka fituar besimin e tifozëve. Megjithatë, duket se sulmuesi 25-vjeçar ka reaguar në rrjetet sociale për herë të parë pasi mori ftesën. “Është një nder i madh dhe një ëndërr e realizuar të marr një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Falënderoj të gjithë për urimet dhe mbështetjen tuaj. Me djersë dhe gjak, unë do të përfaqësoj…

Read More