Author: Admin
Mbrëmë me ndeshjen mes Portugalisë dhe Kombëtares së Republikës së Çekisë u mbyll edhe java e parë e Euro 2024. Sofascore ka publikuar formacionin e raundit të parë dhe nuk mungon mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, shkruan LIG Sport Xhaka mori notën 8.1 sipas faqes së njohur për statistika “Sofascore”, pasi bëri një super paraqitje ndaj Hungarisë. Në formacionin më të mirë të raundit të parë ka lojtarë më së shumti nga shtetet, si: Spanja, Turqia, Holanda, Gjermania dhe Zvicra. Formacioni i raundit të parë:
Sot në mesditë luhet super ndeshja Shqipëri – Kroaci në Hamburg me fillim nga ora 15:00, në kuadër të Kampionatit Evropian, Euro2024. Ish trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka folur për mediumin kroat, Sportske Novosti në lidhje me këtë ballafaqim, ku e cilëson Kroacinë favorit, megjithatë thotë se në asnjë moment nuk duhet të nënvlerësohet Shqipëria. “Kam qenë në Dortmund, jam i lidhur me shqiponjat. Pra, dihet se Kroacia është favorit në çdo aspekt, në raport me lojën, përvojën e Modricit dhe ekipit. Mirëpo, do të ishte e rrezikshme, madje e pakuptimtë, t’i nënvlerësoni shqiptarët rastësisht. Unë i mësova të…
Sot zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë që do të vulos shumëçka rreth fatit të të dyja shteteve. Ivan Perisic, i cili ndeshjen e kaluar luajti pak minuta, sot pritet të startoj nga minuta e parë, shkruan LIG Sport Në konferencë për media, ish-lojtari i Tottenham Hotspur tha se mezi po e pre takimin për t’i përmirësuar gabimet e bëra gjatë ndeshjes ndaj Spanjës. “Ndihem mirë dhe mezi po e pres ndeshjen, Ne duam t’i korrigjojmë të gjitha ato që shkuan keq ndaj Spanjës”, u shpreh Perisic Kujtojmë që Kroacia ndeshjen e parë e humbi me…
Çekia e ka befasuar Portugalinë. Çekët kanë kaluar në avantazh pas 61 minutave lojë, pas një eurogoli të Provod, shkruan LIG Sport. Portugalia u ndëshkua pasi humbi disa raste, teksa Çekia shënoi në rastin e parë. Rezultati momental i takimit është 0:1. Ja goli LUKAS PROVOD GOAL1-0 CZECH REPUBLIC#EURO2024 #PORCZE pic.twitter.com/SY82Fj65Zf— Sideline Recaps (@SidelineRecaps) June 18, 2024
Kombëtarja e Turqisë ka fituar ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 3:1 në ndeshjen e Kampionatit Europian. Ndeshja ishte fantastike – teksa padyshim më i miri në fushë ishte mbrojtësi i Turqisë, Samet Akaydin, shkruan LIG Sport. Në sekondat e fundit ai ndali një goditje të kundërshtarëve me kokë – e Turqia me kundërsulm realizoi gol. Më poshtë keni momentin: Samet Akaydın’ın 3. golden önceki müdahalesi 🔥🔥 pic.twitter.com/DDkbeE2qbY — Anlık Goller – Euro 2024 (@golsuperlig99) June 18, 2024
Arda Guler sapo ka shënuar një gol të mrekullueshëm ndaj Gjeorgjisë në Kampionatin Evropian, EURO2024. Turqia ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshje me anë të sulmuesit, shkruan LIG Sport. Guler realizoi gol fenomenal pas 65 minutave lojë, kur nga distanca e çoi topin në rrjetë me një shpejtësi prej 118 km/h. Rezultati momental i takimit është 2:1. Ja goli WHAT A GOAL BY ARDA GULER!!!!🚀🚀🚀 #EURO2024 pic.twitter.com/HGtptcZ7Fr— Project Football (@ProjectFootball) June 18, 2024
Shqipëria do të luajë nesër kundër Kroacisë, ndeshje e dytë për grupet e EURO 2024. Para kroatëve, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri Sylvinho. “Timonieri” i kuqezinjve tregoi se si është atmosfera në kampin kuqezi, ndërsa theksoi se Italia është lënë pas. Ai evidentoi faktin se si mund të triumfonin ndaj Axurrëve dhe një gjë të tillë mund ta tentojnë sërish nesër ndaj kroatëve. Në fjalën e tij para gazetarëve ai tha: “Në këtë moment jemi në rregull. Kemi pasur një sesion trajnimi të shkurtër. Do të kthehemi në hotel të flasim me stafin. Për momentin nuk…
Turqia ka kaluar në avantazh ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e sotme të Kampionatit Evropian, EURO2024. Turqia ka gjetur golin ndaj Gjeorgjisë, shkruan LIG Sport. Muldur realizoi eurogol në minutën e 25’të të duelit, me një super volley nga jashtë zona. Rezultati aktual i duelit është 1:0. Ja goli 🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨🚨1-0 Turkey.WOOOOWWWW WHAT A GOAL BY MULDUR !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! pic.twitter.com/MULrbbNqOG— KinG £ (@xKGx__) June 18, 2024
Kombëtarja e Turqisë sonte ballafaqohet me Gjeorgjinë në Kampionatin Europian, EURO2024. Ndeshja luhet në Dortmund me fillim nga ora 18:00, shkruan LIG Sport. Megjithatë, një shi i madh është duke rënë në Dortmund tani dhe pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se gjendja nuk është edhe aq e mirë. Ja pamjet nga Dortmundi: The current state of Signal Iduna Park doesn’t look good…#EURO2024 pic.twitter.com/SegBmp9hyn— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) June 18, 2024
Malisheva do të luajë me Buduqnostin në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Për Malishevën është paraqitja e parë në Evropë. Malisheva garat evropiane i siguroi nga pozita e katërt në Superligë. Shorti u tërhoq të martën në Nyon të Zvicrës. Malisheva ndeshjen e parë e luan në shtëpi më 11 korrik. Ndeshja e dytë luhet më 18 korrik.