Author: Admin

Skuadra e Llapit ka mësuar edhe zyrtarisht kundërshtarin e parë në kualifikueset e Europa Leagues. Ekipi i Tahir Batatinës do të përballet me ekipin nga Polonia, Wisła Kraków në raundin e parë të kualifikimit për në Europa League. Ndeshja e parë do të luhet me 11 korrik, teksa ndeshja e kthimit me 18 korrik. Llapi do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.

Read More

Përpara ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Europian në Gjermani, ka folur Besnik Prenga, 55-vjeçari, ish-lojtar i kombëtares shqiptare, por edhe ish- lojtari i Dinamo Zagrebit, i cili prej shumë vitesh punon në klubin e ligës së parë kroate Lokomotiva. Cilat janë përshtypjet pas ndeshjes së xhiros së parë ku Shqipëria humbi ndaj Italisë me rezultatin minimal 1:2, pyet mediumi Vecernji – Prengën. – Ka përshtypje të mira pas ndeshjes me Italinë, nuk jam i befasuar. Prisja të ishte një fitore e ngushtë për italianët. Skuadra jonë shënoi golin shumë shpejt, kështu…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani në rrjetet sociale ka publikuar një foto në mbështetje të Elsid Hysajt. Hysaj u kritikua shumë me paraqitjen e tij ndaj Italisë, ku fanella “kuqezi” u mposht 2:1 në Euro 2024, shkruan LIG Sport Asani në rrjetet sociale ka publikuar një foto me Hysajn, dhe ka vendosur disa emoji të luani dhe mbretit. Kujtojmë që edhe mbrojtësi i Lazios dje publikoi një shkrim në rrjetet sociale duke kërkuar falje për gabimin e bërë. Shqipëria nesër e zhvillon ndeshjen e dytë në Euro 2024, ku si kundërshtar do ta ketë Kombëtaren e Kroacisë.

Read More

Lojtari i Torinos, Vlasic u detyrua të braktisë kampin stërvitor të Kroacisë për shkak të lëndimit. Lajm i keq për Kroacinë. Para pak çasteve, kombëtarja e drejtuar nga Dalic njoftoi se Nikola Vlasic nuk do të marrë pjesë në pjesën tjetër të kompeticionit Euro2024. Lojtari i Torinos u ndal nga një problem muskulor, i cili do ta pengonte të dilte në fushë. “Më vjen jashtëzakonisht keq që ky dëmtim i ri do të më pengojë të ndihmoj skuadrën. Kam bërë gjithçka që është e mundur për të qenë gati dhe dua të falënderoj trajnerin dhe stafin e trajnerëve për mundësinë.…

Read More

Kombëtarja e Shqipërisë nesër përballet me Kroacinë në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B të Kampionatit Evropian, EURO2024. Tifozët Kuq e Zi kanë njoftuar se nesër do takohen “Jan-Fedder-Promenade” në Hamburg para takimit, ku do mblidhen dhe më pas do marshojnë drejt stadiumit. Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 09:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 11:45 nga po i njëjti vend. Ja njoftimi: “Të dashur anëtarë, Rrugëtimi i Kombëtares tonë në Kampionatin Europian EURO2024 ka nisur me një paraqitje mjaft dinjitoze duke na dhuruar emocione të papërshkrueshme në…

Read More

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur pasditen e djeshme përgatitjet në qendrën stërvitore në Kaiserau në kuadër të sfidës së dytë në grupi B në Euro 2024. Kuqezinjtë do të sfidojnë nesër Kroacinë në orën 15:00. Një duel shumë i rëndësishëm për Sylvinhon dhe “djemtë” e tij, ku fitorja është mëse e detyrueshme për të mbajtur “gjallë” shpresat për kalimin e grupit. Si kuqezinjtë edhe kroatët kanë humbur sfidat e para përkatësisht ndaj Italisë dhe Spanjën dhe në duelin mes tyre do të luftohet “kokë më kokë’ për 3 pikët. Për këtë sfidë e cila konsiderohet si “jetë a vdekje” për Kombëtaren…

Read More

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, deklaroi se Armando Broja, e ka kualitetin për të na bërë krenarë ndaj Kroacisë. Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Kapllani u shpreh se Shqipëria duhet të luajë e ngjeshur dhe në grup, për të shfrytëzuar Brojën në rastet një kundër një. “Broja mund të bëhet një hero i heshtur. Nëse ky bëhet heroi, duhet të funskionojë organizimi i skuadrës. Ekipi të jetë e ngjeshur dhe në grup. “Ne duam ta shfrytëzojmë këtë lojtarë në rastet një kundër një. E ka kualitetin që në ndeshjen me Kroacinë të na bëjë krenarë.”, u shpreh Kapllani.

Read More

Kombëtarja e Francës ka fituar minimalisht ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre të parë të tyre në Kampionatin Evropian, EURO2024. Franca mori tre pikët e para në këtë event, duke fituar me rezultatin 1-0. Shumë meritë për këtë fitore ka edhe mesfushori i Francës, N’Golo Kante, i cili bëri një sprint fantastik në minutat e fundit, e më pas edhe një ndërhyrje që parandaloi golin e barazimit. Padyshim, ky veprim i tij ishte fantastik dhe po komentohet shumë në mediat sociale nga tifozët e futbollit. Ja pamjet: This Kante performance has been ELITE.. pic.twitter.com/Glmhfzx33Q — Frank🧠🇳🇱 (fan) (@TenHagEra) June 17,…

Read More

Kombëtarja e Francës ka kaluar në avantazh ndaj Austrisë. Wober realizoi autogol, për t’ia mundësuar avantazhin ekipit kombëtar të Francës. Wober shënoi në portën e tij pas 38 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 0-1. 🚨 GOAL: Austria 0-1 France! WOBER SCORES AN OWN GOAL! 🇦🇹 pic.twitter.com/aPf8Y3XEcA — Euro 24 Hub (@Euro24Hub) June 17, 2024

Read More

Elseid Hysaj u kryqëzua nga opinioni publik e tifozët pas humbjes së Shqipërisë me Italinë. Mbi të rëndoi goli i 2-të e i përmbysjes që italianët shënuan me anë të Nicolo Barella. Ajo ulje koke duke i hapur rrugë topit të shkonte drejt rrjetës, i ka kushtuar shumë kuqezinjve si dhe vetë Hysajt që vuan një barrë të madhe. Pas disa muajsh, ai ka rihapur llogaritë e tij në rrjete sociale për të dhënë një mesazh drejt tifozëve. Hysaj kërkon ndjesë, ndërsa thekson se për këtë fanellë jep maksimumin e tij.

Read More