Author: Admin
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho para pak çasteve ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian “Euro2024”. Sylvinho ka publikuar listën përfundimtare prej 27- lojtarëve, shkruan LIG Sport Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në grupin B me Kroacinë – Italinë dhe Spanjën. Ja lista:
Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën preliminare për Euro 2024 që fillon nga muaji i ardhshëm. Trajneri spanjoll, Luis de la Fuente fillimisht ka marrë me vete 29 lojtarë, por që do t’i largojë më pas 3 prej tyre, shkruan LIG Sport Kujtojmë që Spanja është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Por para Euro 2024, Spanja do t’i luajë dy ndeshje miqësore, ndaj Andorrës dhe Irlandës Veriore me datat 5 dhe 8 qershor. 🇪🇸✅ 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Luis de la Fuente has announced his provisional Spain squad for EURO 2024… Goalkeeper: Unai Simon, Raya, Remiro. Defenders: Carvajal, Navas, Laporte,…
Moderatori i sportit, Emanuell Syla është larguar përfundimisht nga Klan Kosova. Mbrëmë ishte emisioni i tij i fundit, pasi përmes kësaj puntate dha edhe lajmin për largim nga ekrani televiziv, shkruan LIG Sport Gjatë një fjalimi përshëndetës, analisti Arben Zeqiri shpërtheu në lotë, pasi vërtetë ishte pikërisht gazetari që i bëri të njohur në opinionin sportiv. VIDEO: https://www.facebook.com/share/v/PQFqf2rZBxMQ94j5/?mibextid=WC7FNe Ky ishte mesazhi i fundit si moderator nga Emanuell Syla: Ky ishte emisioni im i fundit, pasi po largohem nga Klan Kosova. Me krejt qenien dhe energjinë time kam shërbyer për 11 vjet. Falënderues gjithë jetën për të gjithë ju, për shtëpinë…
Skuadra e Empolit ka shënuar golin e dytë ndaj Romës në ndeshjen e xhiros së fundit të Serie A. Golin e dytë dhe të fitores për Empolin në këtë duel e ka shënuar sulmuesi Mbaye Niang. Niang realizoi golin e dytë pas 93 minutave lojë, për t’i dhuruar tre pikët ekipit të tij. Me këtë fitore, Empoli shkoi në 36 pikë, një më shumë se Frosinone, e cila u mposht 0:1 në shtëpi dhe ra nga elita e futbollit vendor. Përveç Frosinones nga Serie A kanë rënë edhe Sassuolo dhe Salernitana. Great scene, after M’Baye Niang scores in the 93’…
Skuadra e Egnatias është shpallur kampione e Shqipërisë për herë të parë në histori të klubit. Egnatia fitoi me rezultatin 0:1 në finalen e Final4 ndaj Partizanit, duke fituar kështu titullin e parë në histori të klubit, përcjell LIG Sport. Pas përfundimit të ndeshjes, Fernando, lojtari i Egnatias shpalosi fanellën për të nderuar Dwamenan, ish bashkëlojtarin dhe shokun e tij më të mirë – i cili ndërroi jetë në fushat e gjelbra, teksa ishte duke luajtur për ekipin shqiptar. Më poshtë keni pamjet emocionuese:
Skuadra e Bayer Leverkusenit arriti t’i fitonte dy tituj gjatë këtij sezoni 2023/24, atë të Bundesligas dhe Kupën e Gjermanisë. Titujt po i shijon edhe gruaja e Granit Xhakës, Leonita, shkruan LIG Sport Ajo ka publikuar disa foto nga triumfi i mbrëmshëm i klubit gjerman në DFB Pokal. Leonita mori titullin dhe bëri disa foto me të dhe sigurisht me burrin e saj, Granit Xhakën – i cili ishte golashënuesi i vetëm i ndeshjes finale ndaj Kaiserslauternit. Në formë shakaje, kjo i bie që gruaja e lojtarit shqiptar ka puthur më shumë tituj këtë edicion sesa Harry Kane i Bayern…
Futbollisti i Besiktasit, Ernest Muçi është një prej futbollistëve që është ftuar te Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet miqësore para Euro 2024. Lajmin e ka konfirmuar klubi turk përmes rrjeteve sociale, shkruan LIG Sport Nesër trajneri Sylvinho zbulon listën e lojtarëve, por nuk dihet a do të jetë me numër më të madh se 26-lojtarë. Ajo që tashmë është konfirmuar është ftesa e Muçit, i cili bëri një super sezon me Besiktasin në Superligën e Turqisë. Muçi shënoi tri gola në 13 paraqitje me fanellën e Besiktasit në Superligë. Kujtojmë që Shqipëria para nisjes për në Gjermani zhvillon dy miqësore,…
Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor i Mallorcas në fitoren ndaj Getafes. Sulmuesi shqiptarë ia doli të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 90-të të takimit. 30-vjeçari ishte shumë i kudesshëm dhe shtyu në rrjetë topin e goditur nga Raillo. Goli i Muriqit i jep fitoren 2-1 skuadrës së tij në ndeshjen e fundit të kampionatit në La Liga. Kujtojmë se këtë sezon sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ia ka dalë të shënojë 6 gola dhe të dhurojë 2 asiste në 28 ndeshje të luajtura në kampionat. 30-vjeçari ka kontratë me skuadrësn spanjolle deri në qershor të vitit 2027. 🇪🇸…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është rikthyer në vendlindje menjëherë pas përfundimit të sezonit në Bundesliga të Austrisë. Berisha është pjesë e LASK Linzit që e mbylli sezonin në pozitën e tretë, duke siguruar fazën para-kualifikuse në UEFA Europa League, shkruan LIG Sport Futbollisti kosovar ka bërë një pazar sa po qendron në Prishtinë. Ai ka blerë një veturë të tipit Audi Q7 që kap vlerën e 60 mijë eurove. Mesfushori i Linzit është i ftuari i parë i trajnerit Franco Foda për ndeshjen miqësore të muajit qershor ndaj Kombëtares së Norvegjisë.
Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic është paraqitur në konferencë për media për të treguar gjendjen e ekipit të tij para Euro 2024. Dalic shpreson që ekipi i tij të arrij sukses të madh në Kampionatin Europian, shkruan LIG Sport “Shpresojmë që Kroacia më në fund të arrijë më shumë sukses në turnetë finale të EURO-s, pasi nuk kemi fituar kurrë një ndeshje me eliminim direkt. Ne duhet të shmangim presionin dhe euforinë dhe të qëndrojmë të zgjuar dhe të qetë. Kemi një shans”, u shpreh Zlatko Dalic Dalic tregon poashtu se gjendja e lojtarit të Torinos, Nikola Vlasic…