Author: Admin
Ernest Muçi arriti të fitonte Kupën e Turqisë me Besiktasin teksa mposhtën Trabzonspor në një finale drithërimash e cila përfundoi me fitoren 3-2 të bardhezinjve në minutën e fundit. Me këtë sukses, Besiktas siguron kështu pjesëmarrjen në Conference League, që ishte tejet jetik për klubin turk. Muçi e nisi si titullar e në fund festoi me shokët e ekipit, por jo vetëm. Në stadium ishte edhe e dashura e tij, Klea Verri e cila iu bashkua në fushën e lojës duke përjetuar emocione të veçanta së bashku me ish-talentin e Tiranës. Klea është basketbolliste e Tiranës dhe gjithashtu fitoi titullin…
UEFA Europa League ka publikuar formacionin e sezonit 2023/24 dhe sigurisht që është i mbushur me lojtarët e dy finalistëve, Atalanta dhe Bayer Leverkusen. Në formacionin e sezonit bëjnë pjesë dy lojtarë shqiptarë. Granit Xhaka dhe Berat Gjimshiti, shkruan LIG Sport Të mërkurën në mbrëmje, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti çoi në qiell titullin kampion, pasi mposhtën ekipin gjerman me shifrat 3:0. Përveç Xhakës dhe Gjimshitit formacionin e sezonit e përbëjnë këta lojtarë:
Armando Broja ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me Fulham. Sulmuesi do të rikthehet te Chelsea pas huazimit dhe do të vendosë të ardhmen e tij. Përpara rikthimit në Londër, Broja ndodhet në Shqipëri këto ditë dhe sot ka vendosur të ndjekë finalen e vogël të Superiores mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila luhet në orën 19:00. Sulmuesi i Kombëtares është i pranishëm në stadiumin Air Albania ku i pyetur për arsyen e vizitës së tij, ai u shpreh: Jam këtu si tifoz i Vllaznisë. Broja pritet të jetë një temë e nxehtë në merkaton e verës pasi Chelsea kërkon…
Legjenda e futbollit anglez, Jamie Carragher ka parashikuar Euro 2024 gjatë një interviste për The Telegraph. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit në grupin B, aty ku është Shqipëria e ka vendosur fanellën “kuqezi” në pozitën e fundit, shkruan LIG Sport Derisa mendon se nga ky grup do të kualifikohet Spanja dhe Kroacia. Kurse në finale çoi nikoqirin Gjermaninë dhe Francën, kjo e fundit sipas Carragher do të shpallet kampion i Europës për vitin 2024. Kujtojmë që kompeticioni i Euro 2024 fillon nga 14 qershori i këtij viti.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba është larguar përfundimisht nga Legia e Warsawa. Zyba ishte huazuar te skuadra polake gjatë muajti shkurt të këtij viti nga kampioni i këtij sezoni, Ballkani, shkruan LIG Sport Mesfushori 23-vjeçar tani rikthehet te skuadra nga Suhareka ku ka kontratë deri në vitin 2025, por e ardhmja e tij është në dyshim pas afatit të transferimeve gjatë verës. Kujtojmë që me Legian, lojtari kosovar bëri gjashtë paraqitje. “Qëndrim, faleminderit që luajtët me klubin tonë. Ju urojmë suksese në fazat e mëtejshme të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit. Qendrim Zyba odchodzi z Legii. Dziękujemy…
Premier League dje gjatë ditës raportoi se lojtari i West Ham Unitedit, Lucas Paqueta është akuzuar për sjellje të pahijshme, pasi dyshohet në bast vënje në disa momente të këtij sezoni. Mesfushori i Kombëtares së Brazilit akuzohet se u ndëshkua me karton të verdhë qëllimisht, në ndeshjet kundër: Leicester Cityt gjatë vitit 2022, ndaj Aston Villas gjatë vitit 2023, Leeds United gjatë vitit 2023 dhe ndaj Bournmouth gjatë viti 2023, shkruan LIG Sport Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet lojtari i “The Hammers” duke tentuar qëllimisht të ndëshkohet me kartonin e verdhë – dhe pikërisht ky rast…
Lorik Cana pozicionohet kundër iniciativës për organizimin e përbashkët të kampionatit evropian të 21-vjeçarëve në vitin 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ish-kapiteni i kombëtares, imazh i fortë i kuqezinjve për shumë e shumë vite, komentoi për herë të parë për Tring Sport debatin e fortë që ka krijuar në opinionin publik kandidatura e përbashkët e FSHF me Federatën Serbe të Futbollit për të organizuar një event të tillë kaq të rëndësishëm. Për Canën, ky nuk është momenti i duhur, pasi së pari duhet të kalohen disa procese të normalizimit të marrëdhenieve mes dy vendeve. “Më duket e nxituar. Pa u kaluar…
Ernest Muçi dhe Milot Rashica janë fitues të Kupës së Turqisë me Besiktasin. Këta të fundit ia dolën të fitojnë me rezultatin 3 me 2 përballë Trabzonspor. Asgjë nuk ishte e lehtë. Fitorja erdhi në fundin e takimit. Kur dukej se ndeshja do të shkonte me shtesa, Besiktas realizoi për 3 me 2. Ishte minuta e 94’ e takimit, kur Al Musrati realizoi super gol. Kujtojmë se këtë takim e nisi nga fillimi Ernest Muçi, ndërsa Milot Rashica u aktivizua në pjesën e dytë. Al-Musrati’nin 90+4’te Beşiktaş’a kupayı getiren golü:pic.twitter.com/47gal14hi5 — Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) May 23, 2024 Besiktas ka shpëtuar…
Nuk ishte pjesë e listës së Europianit, por Brajan Gruda është ftuar nga trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë, Julian Nagelsmann. Sulmuesi me origjinë shqiptare ka marrë ftesë nga Nagelsmann për t’u stërvitur së bashku me lojtarët e kombëtares së panzerave. Edhe pse nuk do të jetë pjesë e Euro 2024, tekniku gjerman i ka dhënë shansin Grudës që të tregojë veten gjatë përgatitjeve, për t’i dhënë më pas një mundësi në miqësoret e ardhshme apo Nations League. Ky lajm zbeh shpresat e Shqipërisë, me kuqezinjtë që ende shpresonin që 19-vjeçari që aktivizohet me Mainz do të vendoste të luante për…
Mbrëmë me finalen e madhe mes Bayer Leverkusenit dhe Atalantas u mbyll sezoni 2023/24 në UEFA Champions League. Sofascore ka publikuar formacionin më të mirë të këtij sezoni në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm nga UEFA, shkruan LIG Sport Në formacionin më të mirë janë edhe dy shqiptarë, përfshi fituesin Berat Gjimshitin dhe finalistin, Granit Xhakën. Gjimshiti u vlerësua me notën 7.2 dhe bën pjesë në formacionin e sezonit. Kurse Granit Xhaka u vlerësua me notën 7.3. Formacioni i sezonit sipas Sofascore: