Author: Admin
Skuadra e Bayer Leverkusenit ka barazuar 2:2 ndaj Romës në ndeshjen kthyese të UEFA Europa League – duke siguruar kualifikimin në finale. Në minutat e fundit, skuadra gjermane barazoi rezultatin për të mbetur pa humbje, shkruan LIG Sport Golin për 2:2 e shënoi lojtari kroat, Stanisic pas një super asisti nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. Ky gol kishte vlerë të madhe, pasi skuadra e Xabi Alonsos futet në histori me 49 ndeshje pa humbje, gjë që se ka bërë askush deri më tani. Kujtojmë që në finale, Leverkuseni do të luaj ndaj Atalantas, e cila eliminoi Marseillen. 🚨🇪🇺 GOAL |…
Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar gol ndaj Romës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të UEFA Europa League. Golin për 1:2 e shënoi mbrojtësi Mancini në minutën e 83’të, shkruan LIG Sport Mancini shënoi në portën e tij pas një rivënje e rrezikshme nga këndi. Kujtojmë që tani skuadra gjermane është në epërsi dhe po i afrohet finales. GOAL: Leverkusen 1-2 RomaMANCINI WITH AN OWN GOAL!pic.twitter.com/518pJbE7lF— Pubity Sport (@pubitysport) May 9, 2024
Skuadra e Romës ka shënuar golin e dytë ndaj Bayer Leverkusenit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në UEFA Europa League. Golin për 0:2 e shënoi mesfushori argjentinas, Paredes, shkruan LIG Sport Paredes shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 66’të. Kujtojmë që tani është barazuar rezultati në 2:2 duke përfshi dyja ndeshjet. DUAS VEZES PAREDES! Bayer Leverkusen 0-2 Roma pic.twitter.com/P5vHTxdwOc — Los Catimberos (@loscatimberos) May 9, 2024
Real Madridi fitoi mbrëmë ndaj Bayern Munich me një përmbysje të jashtëzakonshme në Santiago Bernabeu, duke siguruar kështu finalen e madhe të Champions League. Skuadra spanjolle fitoi me rezultatin 2:1, me dy golat e sulmuesit spanjoll Joselut, shkruan LIG Sport Pamjet e fundit të publikuar në rrjetet sociale tregojnë se vendimin për futjen e ish-lojtarit të Stoke Cityt e mori djali i Ancelottit, Davide. Carlo Ancelotti: Davide kemi nevojë për një zëvendësim. Davide Ancelotti: Duhet Joselun, Joselu… Ej… Joselu eja këtu! Ky zëvendësim doli të jetë i qëlluar se pikërisht sulmuesi realizoi dy gola vendimtarë për ta dërguar ekipin e…
Skuadra e Romës ka kaluar në epërsi ndaj Bayer Leverkusenit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në UEFA Europa League. Golin për 0:1 ka shënuar mesfushori argjentinas, Paredes në minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan LIG Sport Paredes shënoi gol nga e bardhë e penalltisë në minutën e 43’të për t’ia dhënë epërsinë klubit italian. Kujtojmë që ndeshja e parë ishte mbyllur me fitore të ekipit gjerman me rezultatin 0:2. Paredes PENALTY GOAL vs Atalanta #BayerLeverkusen #UEL #ASRoma pic.twitter.com/WZFzAzxPRc— ETIHAD SPORTS (@EtihadSportsHD) May 9, 2024
Skuadra e Al Nassr është duke fituar 0:2 ndaj Al Akhdoud në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite. Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, shkruan LIG Sport Ronaldo shënoi golin e tij të 33-të në kampionat këtë edicion pas një asisti të bukur nga Ali Al Hassan. Kujtojmë që golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori kroat, Marcelo Brozovic. RONALDOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO WHAT A GOAL891ST CAREER GOAL FOR THE GREAT CRISTIANO RONALDO 🐐 pic.twitter.com/Pq6K1my9B2— fan (@NoodleHairCR7) May 9, 2024
Në një ndeshje të mbyllur me shumë polemika si ajo mes Real Madrid dhe Bayern Munchen, Antonio Rudigeri ka bërë një gjest që i ka hedhur benzinë zjarrit. Festimi i mbrojtësit të madrilenëve para se të shkonte në dhomat e zhveshjeve në fund të sfidës, ka bërë që të shtohen komentet kundër spanjollëve. Duke dalë nga fusha, mbrojtësi shkoi tek vendi i VAR-it dhe e puthi atë, para se të shkonte në dhomat e zhveshjes. Një “falënderim” i mbrojtësit ndoshta për faktin se goli i dytë i Hoselu erdhi pas miratimit nga salla e VAR-it. Por në rrjetet sociale, ky…
Sot u mbyllen pesë ndeshje të rëndësishme në futbollin e Kosovës, java e 33-të. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ish-trajneri i shumë skuadrave në futbollin kosovar, Ismet Munishi e ka quajtur këtë ligë “gullash”, shkruan LIG Sport “Dje dhe pardje u kënaqem me Ligën e Kampionëve, me emocione dhe ndeshje fantastike. Sot rikthehemi te realiteti ynë i hidhur futbollistik gullash liga”, ka shkruar Munishi në rrjetet sociale Kujtojmë që pikërisht Ismet Munishi është njeriu që kishte nisur t’i jepte “aromë” të keqe futbollit kosovar – kur Indeksonline ia publikonte video-skandalet. ”A e mujm Prishtinën, e mujm bre…” Kujtojmë që…
Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit europian. Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni. Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi…
Real Madridi është finalisti i dytë pas Borussia Dortmundit – pasi mbrëmë eliminoi Bayern Munichun në “Santiago Bernabeu”. Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet Vinicius Jr dhe Joshua Kimmich, shkruan LIG Sport Futbollisti gjerman donte që kundërshtari i tij ta fillonte lojën më shpejt nga rivënja anësore, por braziliani bënte gjeste irrituese, madje priti derisa erdhi Luka Modric për t’ia lënë atij topin. Në këtë video, sulmuesi i Kombëtares së Brazilit ka marrë komente të shumta negative. Kujtojmë që Real Madridi në finalen e madhe të “Wembleyt” do të luaj ndaj Borussia Dortmundit më datën 1 qershor.…