Author: Admin
Skuadra e Galatasarayt shënoi një fitore të madhe në javën e 35-të në Superligën e Turqisë pasi mposhti 6:1 Sivassporin. Gol të bukur në këtë ndeshje shënoi Hakim Ziyech, shkruan LIG Sport Mesfushori i Kombëtares së Marokos realizoi një gol fantastik nga distanca kur rezultati i takimit ishte 3:1. Ziyech goditi topin nga një largësi e konsiderueshme dhe mposhti portierin kundërshtar. Në këtë takim ish-lojtari i Chelseat shënoi dy gola, kurse shënimet tjera i bën: Icardi (2) dhe Mertens (2). Kujtojmë që me këtë fitore, Galatasaray i afrohet titullit kampion, tani shkon në kuotën e 96 pikëve, shtatë më shumë…
Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultatin e thellë 1:5 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Bundesliga. Granit Xhaka arriti të shënonte një eurogol nga distanca për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij, shkruan LIG Sport Mesfushori shqiptar pas ndeshjes tha se skuadra e tij po bën diçka speciale, duke qëndruar pa humbje në 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Granit Xhaka cezalandırır! 🚀pic.twitter.com/fF3f37heVV — Sporxtv (@sporxtv) May 5, 2024 “Ne startuam ndeshjen mirë, kishim në kontrollim ndeshjen dhe kishim pak fat kur rezultati u bë 1:1. Ne kishim dëshirë të qëndronim pa…
Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e javës së 36-të në Premier League. Golin për 4:0 e shënoi mesfushori Elliot në minutën e 59’të, shkruan LIG Sport Elliot shënoi një eurogol nga distanca për ta mposhtur portierin kundërshtar. Asisti i llogaritet sulmuesit egjiptian Momo Salah, i cili shënoi golin e parë në këtë takim. Kujtojmë që dy golat tjerë për “The Reds” i shënuan: Robertson dhe Gakpo. https://twitter.com/_goatvertz/status/1787162452032913789
Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar gol ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Bundesliga. Golin për 0:1 e ka shënuar mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Grant Xhaka, shkruan LIG Sport Xhaka shënoi një eurogol nga distanca për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij në minutën e 12’të. Ky ishte goli i tretë i Granit Xhakës këtë sezon në Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusenit. https://twitter.com/FootballReprt/status/1787145986143309956
Skuadra e Petrolul shënoi një fitore të madhe ndaj Otelul (2:1) në ndeshjen e raundit të tetë në fazën e mbijetesës në Ligën e Rumanisë. Golin e fitores për ekipin vendas e shënoi sulmuesi kosovar, Albin Berisha, shkruan LIG Sport Berisha shënoi një gol nga zona e 16-metërshit për t’ia dhënë tri pikë të vlefshme skuadrës së tij. Ky ishte goli i tretë ish-sulmuesit të Ballkanit në Ligën e Rumanisë me fanellën e Petrolul në 13 ndeshje. Kujtojmë që gjatë muajit shkurt të këtij viti, Berisha u transferua në ekipin rumun nga Ballkanit për 230 mijë euro. https://youtu.be/ljY5AEhi2ag
Skuadra e Llapit është duke barazuar 2:2 ndaj Feronikelit 74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës. Një supergol u realizua në këtë takim dhe ishte realizator Muhamet Hyseni, shkruan LIG Sport Hyseni shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 22’të. Me një goditje tejet të fortë si në stilin e Roberto Carlosit, sulmuesi kosovar mposhti portierin dhe padyshim ishte një nga më të mirët e këtij sezoni në Superligë.
Vinicius me gjest të mrekullueshëm, takon tifozin me aftësi të veçanta pas ndeshjes së Real Madridit
Skuadra e Real Madridit ka fituar dje ndaj Cadiz me rezultatin 3-0 dhe pak më vonë u shpall kampion i La Ligas, pasi Girona mposhti Barcelonën. Real Madrid festoi titullin e 36’të të La Ligas, një arritje e jashtëzakonshme për klubin mbretëror, përcjell LIG Sport. Siç duket, Vinicius pas ndeshjes takoi një nga fansat e tij më të zjarrtë. Ai takoi fansin e tij i cili është me aftësi të veçanta dhe natyrisht ia dha një moment atij dhe familjen që s’do ta harrojnë kurrë. Ja pamjet: https://twitter.com/quillobarrios/status/1787087787168014353
Lionel Messi dha një paraqitje të shkëlqyer për Inter Miami, duke shënuar një natë historike në Major League Soccer (MLS) teksa udhëhoqi ekipin e tij drejt një fitoreje 6-2 kundër New York Red Bulls. Me Messin në qendër të vëmendjes ishte bashkëlojtari i tij Luis Suarez, i cili shënoi tre gola, ndërsa Matías Rojas kontribuoi me dy gola, duke ndihmuar në rikthimin e jashtëzakonshëm të Inter Miamit nga një humbje 1-0 në pjesën e parë. Me Messin dhe Suarezin në krye të sulmit, Inter Miami ruan pozicionin e tyre në Konferencës Lindore, me të dy lojtarët që mburren me 10…
Skuadra e Al Nassr ka shënuar dy gola ndaj Al Wehda në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite. Dy gola në këtë takim i shënoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo, shkruan LIG Sport https://twitter.com/totalcristiano/status/1786819467961393474 Fillimisht Ronaldo shënoi në minutën e pestë, më pas golin e dytë e realizoi në minutën e 13’të pas një asisti nga Brozovic. Kujtojmë që me këto dy gola, Ronaldo shkon në 31 shënime gjatë këtij sezoni me fanellën e Al Nassr në ligë. https://twitter.com/totalcristiano/status/1786821408418361704
Skuadra e Trabzonsporit është duke humbur 3:1 ndaj Samsunsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Superligën e Turqisë. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi mesfushori shqiptar i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, shkruan LIG Sport Bardhi shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 32’të. Lojtari shqiptar shënoi nga gjuajtja e lirë nga një pozitë tejet e vështirë. Ky ishte goli i shtatë në kampionat këtë edicion me fanellën e Trabzonit, kurse Bardhi ka bërë edhe katër asiste. https://twitter.com/61post/status/1786797775201370329