Author: Admin
Myrto Uzuni ka shënuar përsëri në Spanjë me fanellën e Granadas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi titullar ndeshjen ndaj një rivali direkt si Malaga dhe arriti të kthehej në protagonist absolut. Në minutën e 77’, kur ndeshja ishte në baraspeshë 1-1, Uzuni nuhati mjaft mirë një top të cilin e ktheu në gol duke i dhënë avantazhin Granadas. Ky është goli i dytë rradhazi i Uzunit pas atij të shënuar ndaj Elches në javën e fundit. Megjithatë mbrojtja vendase dhe sulmuesi ëeissmann prishën gjithçka duke pësuar një gol e më pas shpërdoruar një penallti në frymën e fundit të…
Skuadra e Bayer Leverkusen arriti fitore të madhe mbrëmë në UEFA Champions League në sezonin e ri të garave 2024/25. Klubi gjerman mposhti me rezultat të thellë 0:4 skuadrën nga Holanda, Feyenoordin, shkruan LIG Sport Granit Xhaka pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur me skuadrën e tij, për këtë fitore të thellë si mysafir. “Të luash kështu kundër një kundërshtari të fortë, të cilët ishin në shtëpi… I lumtë skuadrës. E di që kemi luajtur në mbrojtje në disa faza, prandaj edhe fituam me rezultatin 0:4”, u shpreh Granit Xhaka pas ndeshjes Futbollisti shqiptar sipas “Sofascore” ishte një nga…
Skuadra e Bayer Leverkusen ka shënuar golin e dytë ndaj Feyenoordit në UEFA Champions League. Golin për 0:2 e shënoi Grimaldo në minutën e 30’të, shkruan LIG Sport Por krejt aksioni rrjedhi nga një super pasim i sulmuesi nigerian, Victor Boniface, i cili i befasoi të gjithë me veprimin e tij. La passe de Boniface wshh ??pic.twitter.com/Oh2L1s6zue— Alexx⁴⁷🪄 (@Alex4am_) September 19, 2024
Jasir Asani shënoi 3 gola dhe dha asist për ekipin e tij Guangju në ndeshjen e parë historike në Champions League Aziatike. Ai u vlerësua nga “SofaScore” me notën më të lartë, 9,9. Jo vetëm kaq, por Asani është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës. Forma e shkëlqyer e sulmuesit të Shqipërisë është pa diskutim një lajm i shkëlqyer edhe për trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjeve të tetorit.
Skuadra e Manchester Cityt dhe ajo e Interit barazuan pa gola mbrëmë në ndeshjen e parë të UEFA Champions League për sezonin e ri 2024/25. Manuel Akanji pas ndeshjes tregoi një moment interesante, ku bëri një pasim te gjyqtari anësor, shkruan Indeksonline Ndryshimi i fanellave te skuadra e Manchester Cityt ka bërë që mbrojtësi zvicran të bëjë një gabim mbrëmë. “Në një aksion isha shumë konfuz me gjyqtarin anësor, për një moment mendova se ishte Bernardo Silva dhe i bëra një pasim atij”, u shpreh Akanji Kujtojmë që mbrëmë dy skuadrat siguruan nga një pikë me formatin e ri të…
Skuadra e Manchester Cityt dhe Interit kanë barazuar pa gola 0:0 mbrëmë në ndeshjen e parë të formatit të ri në UEFA Champions League. Pas ndeshjes, mbrojtësi Acerbi dhe Erling Haaland paten një bisedë mes vete të cilën mediat e kanë zbuluar kuptimin e saj, shkruan LIG Sport Mbrojtësi i klubit italian ia kërkoi dy fanella sulmuesi të Norvegjisë, i cili më pas e shau në formë shakaje. Por fillimisht Haalandi i tha se tërë ndeshjen po e mbante për fanelle. Edhe pse Haaland po shënon gola në Premier League, mbrëmë u markua mjaftë mirë nga dyshja e mbrojtjes së…
Skuadra e Sparta Pragës ka shënuar golin e tretë ndaj Salzburgut në UEFA Champions League. Golin për 3:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, shkruan LIG Sport Laçi shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 58’të, duke befasuar mbrojtjen e klubit austriak. QAZIM LACI WITH A LOVELY GOAL FOR SPARTA PRAHA’S THIRD!!! INCREDIBLE UPSET!!! VICTOR OLATUNJI WITH A GREAT PLAY FOR THE ASSIST!!!#UCL #ChampionsLeaguepic.twitter.com/8L94uBL6gc — Football Report (@FootballReprt) September 18, 2024
Skuadra e Milanit pësoi humbje ndaj Liverpoolit mbrëmë në ndeshjen e UEFA Champions League me rezultatin 1:3. Një video në rrjetet sociale është bërë virale ku shihet sulmuesi portugez, Rafa Leao, shkruan LIG Sport Leao po dhuronte “show” me çamçakëzin e tij para se të fillonte ndeshja. Ai e largoi nga goja çamçakëzin dhe po bënte zhonglim me të në vend të topit. Leao luajti gjithë ndeshjen mbrëmë, por u vlerësua me notë jo të mirë nga “FlashScore” (6.4). Rafa Leao, facile. 🇵🇹😮💨 pic.twitter.com/szYu9EsVRM — Actu Foot (@ActuFoot_) September 17, 2024
Skuadra e Real Madridit shënoi fitore ndaj Stuttgartit me rezultatin 3:1 në ndeshjen e parë të sezonit të ri në UEFA Champions League. Golin e fundit për ekipin spanjoll e shënoi Endrick, shkruan LIG Sport Endrick sulmuesi brazilian shënoi një eurogol të vërtetë nga distanca duke mposhtur portierin gjerman. Kujtojmë që kjo ishte ndeshja debutuese për Endrick në një kompeticion si Liga e Kampionëve. ENDRICK YOU R F*CKING INSANE!!! WHAT A GOAL MAN pic.twitter.com/cTHwu0MQno— Dr Yash (@YashRMFC) September 17, 2024
Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Stuttgartit në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League. Golin për 2:1 e shënoi mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, shkruan LIG Sport Derisa Rudiger po e festonte golin, ra në sexhde duke iu lutur Zotit, bashkëlojtarët e tij, Endrick dhe Militao e godisnin nga mbrapa. Real Madrid players getting payback on Rüdiger. 😂🤍 pic.twitter.com/9MsiHLMvsB— TC (@totalcristiano) September 17, 2024