Author: Admin
Skuadra e Samsunsporit ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligëne Turqisë. Golin për 1:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja, shkruan LIG Sport Muja shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 37’të pas një driblimi fantastik në zonën e 16-metërshit. Ky ishte goli i dytë i Mujës me fanellën e Samsunsporit që nga transferimi i tij nga Antwerp në afatin e janarit. 🔔🇹🇷 GOAL | Arbnor Muja | Hatayspor 0-1 Samsunsporpic.twitter.com/VHfDAJpocn — Goals Xtra (@GoalsXtra) September 1, 2024
Cluj ka fituar ndaj Farul Constanta me rezultat 3-0 në derbin rumun, me Meriton Korenicën që shënoi një nga golat. Mesfushori sulmues e nisi nga banka ndeshjen, duke u futur në minutën e 67-të. Ai arriti të shënojë në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar (3-0). Ky është goli i parë në kampionatin rumun për Korenicën me fanellën e Cluj, ndërsa dy të tjerë i ka shënuar në garat ndërkombëtare. Korenica këtë verë kaloi nga Manisa FK te Cluj. https://youtu.be/cyh7s86szi4
Agim Zeka ishte një nga surprizat e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Sulmuesi i Partizanit ishte i ftuar në mënyrë të papritur. Kjo ftesë ka sjellë shumë polemika, me Zekën që ende nuk ka fituar besimin e tifozëve. Megjithatë, duket se sulmuesi 25-vjeçar ka reaguar në rrjetet sociale për herë të parë pasi mori ftesën. “Është një nder i madh dhe një ëndërr e realizuar të marr një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Falënderoj të gjithë për urimet dhe mbështetjen tuaj. Me djersë dhe gjak, unë do të përfaqësoj…
Skuadra e Mallorcas shënoi një fitore të madhe mbrëmë ndaj Leganes me rezultatin minimal 1:0. Lojtari i ndeshjes u shpall sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi – i cili i ndihmoi ekipit me një asist, shkruan LIG Sport Pas ndeshjes, Muriqi u paraqit në intervistë dhe tha disa fjalë interesante për vetën e tij. “Nëse nuk fitoj dot duelet ajrore… me këto këmbë nuk mund të luaj futboll”, u shpreh duke qeshur Muriqi 🗣️ “Si no gano duelos aéreos, no puedo jugar al fútbol. Con estos pies…”Qué grande @MuriqiVedat en el micrófono de @javivalle17 en DAZN 🤣🤣🤣🤣🤣#LALIGAenDAZN ⚽️ pic.twitter.com/sGFjolIxbV—…
Skuadra e Sparta Pragës ka shënuar golin e dytë ndaj Hradec Kralove, në ndeshjen e javës së shtatë në elitën e futbollit çek. Golin për 0:2 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan LIG Sport Rrahmani shënoi gol pas një asisti nga lojtari tjetër kosovar, Ermal Krasniqi. Kujtojmë që edhe te goli i parë, Rrahmani ishte asistues edhe pse kjo ndeshje është debutuese për të në ligë. ⚽ Albion Rrahmani přidává ve své ligové premiéře k přihrávce i svůj první ligový gól! Na konci prvního poločasu se prosadil přesně mířenou střelou k tyči, Sparta vede v Hradci…
Skuadra e Barcelonës ka shënuar edhe golin e pestë në ndeshjen ndaj Valladolidit e vlefshme për javën e katërt në La Liga. Golin për 5:0 e shënoi Raphinha në minutën e 72’të, shkruan LIG Sport Sulmuesi brazilian e kompletoi hat-trikun e tij fal një super asisti nga Lamine Yamal. Yamal dribloi disa lojtarë të klubit kundërshtar dhe më pas bëri një super asist, që ishte i dyti personal në këtë ndeshje. 🚨🚨| GOAL: RAPHINHA WITH A HAT-TRICK!!! Barca 5-0 Valladolid pic.twitter.com/BWhE7BwkgS — CentreGoals. (@centregoals) August 31, 2024
Ilir Krasniqi largohet nga Llapi, transferohet në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari, Lorik Gashi në rrjetet sociale, se Ilir Krasniqi është shitja e radhës e skuadrës së Llapi, shkruan LIG Sport Llapjanët kanë arritur marrëveshje për shitjen e futbollistet te skuadra Kolos Kovalika e cila bën pjesë në Superligën e Ukrainës!
Emir Sahiti është bërë me skuadër të re pas largimit nga Hajduk Spliti. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë afatgjate me skuadrën e madhe gjermane HSV Hamburg. Faqja zyrtare e Hamburgut e ka zyrtarizuar atë pa dhënë detaje, edhe pse besohet se transferimi i tij ka kushtuar 1,5 milionë euro. “HSV është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm. Mezi pres të futem në fushë dhe të jap gjithçka”, tha Sahiti.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë dhe Qipros, që zhvillohen më 6, respektivisht 9 shtator. Në listën e përzgjedhësit Foda janë 25 futbollistë, teksa krahas listës kryesore janë edhe disa futbollistë në listën rezervë dhe varësisht nga rrethanat ata do të mund të përfshihen në kombëtare. Dardanët i nisin përgatitjet për këto dy ndeshje të hënën, me stërvitjen e parë që do të zhvillohet në orën 17:45, në Kampin Nacional në…
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League. Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin të hënë më 2 shtator, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar. Përsa i përket portës janë Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj. Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka…