Author: Admin
Skuadra e Sportingut të Lisbonës barazoi 2:2 ndaj Aroucas në javën e 22-të në elitën e futbollit portugez. Një autogol tejet interesant u shënua në këtë ndeshje. Ishte portieri i Sportingut Rui Silva që shënoi autogol në minutën e tetë. Ky autogol i shënuar ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, të cilët mendojnë se kjo ndeshje ishte e kurdisur. Para os apanhados. pic.twitter.com/zwdkBtNOK4— B24 (@B24PT) February 15, 2025
Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja U19, Adil Maliqi është takuar me ish-lojtarin “dardan”, Liridon Krasniqin. Në zyret e klubit të famshëm në Zvicër, Schaffhausen, dyshja shqiptare u takuan papritmas derisa Krasniqi ishte duke bërë një video prezantimi të klubit, shkruan LIG Sport Ata u ndalen në koridor dhe biseduan gjatë rreth të rejave, duke treguar edhe të ardhmen e Maliqit, që është pikërisht roli i trajnerit te skuadra e Schaffhausen U18. Ndërkohë, Liridon Krasniqi ka disa ditë që po stërvitet me klubin zvicran dhe është në kërkim të një klubi të ri, pas një pauze të…
Futbollisti shqiptar, Zidan Tairi ka nënshkruar një kontratë profesionale me ekipin nga Bundesliga gjermane, Hoffenheim. 17-vjeçari mban emrin e legjendës franceze, Zinedine Zidane, shkruan LIG Sport Edhe pozita e tij është mesfushor ofansiv dhe i krahut. Fal paraqitjeve të mira në grupmoshat e reja te klubi gjerman, Tairi ka fituar besimin e drejtuesve të Hoffenheim të cilët ia kanë dhuruar kontratën profesionale deri në vitin 2028. Tairi do të jetë pjesë e ekipit të parë te Hoffenheim nga vera e ardhshme. “Ai është plotësisht i gatshëm si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ai e kupton shumë mirë lojën dhe…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit spanjoll. Muriqi mbrëmë shënoi një gol ndaj Osasunas nga pika e bardhë e penalltisë. Këtë 11-metërsh e fitoi vet, shkruan LIG Sport Në faqen e njohur të statistikave, Sofascore, Vedat Muriqi është vlerësuar me notën 8.0 dhe është futur në 11-shen më të mirë të javës së 23-të në La Liga.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit kroat. Hoxha me Dinamo Zagrebin shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e skuadrës së tij 3:0 ndaj Sibenik, shkruan LIG Sport Futbollisti shqiptar u vlerësua me notën 8.2 nga sajti i njohur i statistikava, Sofascore dhe është futur në 11-shen më të mirë.
Boksieri i famshëm britanik, Derek Chisora sonte zhvillon meçin e tij të fundit në karrierë. Ai sapo ka mbërritur në “Manchester Arena” dhe menjëherë ka filluar të qaj, shkruan LIG Sport Chisora u emocionua shumë pasi kjo ndoshta është hyrja e tij e fundit si një boksier në arenë. Sonte, Chisora do të rrahet me Otto Wallin, meç ky që pritet të filloj rreth orës 23:00. 41-vjeçari gjatë karrirës së tij ka zhvilluar 48 meçe, ka shënuar 35 fitore (23 me nokaut), ka humbur 13 luftra (4 me nokaut). An emotional @DerekWarChisora can’t hold back the tears ahead of his…
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është futur në formacionin e javës në Serie A. Gjimshiti shënoi një gol në barazimin e Atalantas 1:1 ndaj Torinos në javën e 23-të, shkruan LIG Sport Kapiteni “kuqezi” është futur në 11-shen më të mirë në sajtin e njohur “Sofascore”. Ai është vlerësuar me notën 8.2 dhe në vijën e fundit është vendosur me dyshen: De Vrij dhe Coppola.
Skuadra e Atalantas ka shënuar gol ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Golin për 1:0 e shënoi mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, shkruan LIG Sport Kapiteni “kuqezi” shënoi në minutën e 35’të me kokë pas një asisti nga Bellanova. Ky ishte goli i parë i Beratit në Serie A këtë sezon. CHE GRANDE COLPO DI TESTA DI BERAT DJIMSITI!!! CHE ASSIST DI RAOUL BELLANOVA!!! 📽️ @GoalsXtrapic.twitter.com/9QRv86lvBs — Football Report (@FootballReprt) February 1, 2025
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris, duke treguar forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme! Kjo është medalja e katërt që Distria fiton në Grand Slam të Parisit. Distria në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon, francezen Alyssia Poulange. Krasniqi në çerekfinale me dy Wazaari mposhti, spanjollen Ayumi Leiva Sanchez. Kurse në gjysëmfinale humbi me Ippon, kundër japonezes Kisumi Omori. Në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë, ajo fitoi ndaj Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke siguruar edhe një sukses tjetër të madh për…
Ernest Muçi ka zhvilluar një paraqitje brilante në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Athletico Bilbaos. Sulmuesi shqiptar gatoi dy golat e parë të Beshiktashit që u mbyllën nga Milot Rashica, në fitoren 4-1 të ekipit turk kundër Bilbaos. Një fitore e madhe kjo për turqit pasi në rast barazimi apo humbje, do të ishin eliminuar nga ky kompeticion. Gjithashtu vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e parë ku Solskjaer ka debutuar. Ish-trajneri i Manchester United beson shumë te aftësitë e djaloshit shqiptar dhe këtë e tregoi teksa e la për plot 87 minuta në fushë. Kjo ishte ndoshta hera e…